Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

adam-foulds-labirinti-i-zgjimit-kopertina-ballore

Adam Foulds – Labirinti i zgjimit

Author:

1,000ALL

Autori: Adam Foulds
Titulli: Labirinti i zgjimit
Përktheu nga origjinali anglisht: Gëzim Qendro
Lloji: Roman
Formati: 15 x 23 cm
Faqe: 272
Çmimi: 1000 lekë

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Pylli i Epingut, 1840. I sfilitur nga lufta me alkoolin, mospërfilljen e plotë dhe imagjinatën e vet të jashtëzakonshme, poeti Xhon Kler burgoset në azilin e High Beach-it. Në të njëjtën kohë, Alfred Tenisoni, ende në moshë të re, vjen të banojë aty pranë dhe e gjen veten të përfshirë në skemat fatkeqe të pronarit dhe drejtuesit karizmatik të azilit, dr. Methju Ejlenit. Përtej mureve të institucionit mbretëron natyra, parajsa e Klerit. Për të, një derë e mbyllur është një lloj vdekjeje dhe Kleri dergjet i përmalluar për shtëpinë, për të qenë sërish i lirë dhe mendon pa pushim që të arratiset. Bota e izoluar e High Beach-it dhe rënia marramendëse e Klerit në kthetrat e çmendurisë përshkruhen me ngjyra të gjalla në këtë roman, bazuar në ngjarje të vërteta dhe të riimagjinuara në mënyrë brilante.

Adam Foulds lindi në vitin 1974. Kreu studimet “Master” për Letërsi në Universitetin East Anglia dhe aktualisht jeton në Londrën Jugore. Romanin e tij të parë, “E vërteta për këto kohë të çuditshme”, e botoi në vitin 2007 dhe librin poetik
“Fjala e thyer”, një vit më pas.
Adam Foulds është fitues i disa çmimeve, si: Çmimi i Poezisë “Costa” (2008), çmimi “Somerset Maugham” (2008), çmimi “Betty Trask” (2007) dhe Çmimi i Letërsisë “Southbank Show” (2009).
“Labirinti i zgjimit” ka qenë në listën e finalistëve të çmimit “Man Booker Prize” në vitin 2009.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Adam Foulds – Labirinti i zgjimit”