Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

12440414_1015386048522944_4798026368679028926_o

AGRON BAJRAKTARI – Jung

600ALL

Autori: AGRON BAJRAKTARI
Titulli: Jung
Lloji: Novelë
Faqe: 132

Kategoritë , .
Agron Bajraktari lindi në Koplik të Malësisë së Madhe, më 1992. Përfundoi Shkollën e Mesme Profesionale Austriake, dega “Teknologji informacioni”, Shkodër.  Aktualisht vazhdon studimet në Austri, dega “Inxhinieri kompjuterike”.
Por, edhe pse pakëz ndryshe fushës ku studion, ai ka zhvilluar gjithashtu pasionin për të shkruar. Nisma ka qenë që në adoleshencë, por që u theksua më shumë me largimin e tij nga Shqipëria.
Është marrë me shkrime të ndryshme, në  kërkim të stilit  dhe të autenticitetit të tij. Gjithashtu merr pjesë për të testuar veten në konkurse letrare si dhe shkruan artikuj dhe tregime te revista “Pa Fokus”, e cila botohet virtualisht çdo dy muaj.
Edhe pse është e vështirë të ndërthuren shkenca dhe arti në një udhë të vetme, Agroni shpreson që udhën e nisur si shkrimtar ta vazhdojë sa më gjatë që të mundet. Novela “Jung” është libri i tij i parë.
Në Festivalin Letrar për të Rinj “Tirana 2015″, organizuar nga Shtëpia Botuese “Toena”, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit, Agron Bajraktari u nderua me Çmimin e parë të Jurisë së Festivalit për Prozën.

 

“… Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë. Sepse, nëse do të kishim frikë, atëherë ajo do të zgjohej dhe ne do të vepronim kundër saj, ta vrisnim, sepse vetëm ashtu do ta zbulonim se ku dreqin flinte – në zemër, në mendime, në dritaren më të lartë të shpirtit apo në derën më të ulët të stomakut. Por në gjumë gjithçka ishte errësirë dhe që monstra të mundej, nevojitej dritë. Dhe atë mëngjes të freskët dhjetori, aty në ballkonin e atij qielli të pafund, frika ime kërkonte me ngulm që ta zgjoja…”

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “AGRON BAJRAKTARI – Jung”