Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Alberto Moravia Mërzia kop media

Alberto Moravia – “Mërzia”

Author:

1,500ALL

Lloji: Roman
Përktheu: Erion Gjatolli

ISBN: 978-9928-205-06-3
Formati: 13 x 20 cm
Faqe: 368

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin “Indiferentët” dhe përfundon me romanin “Jeta intime”, “Mërzia”, botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh. I përshkruar në tri aspekte të tij, si artist, si njeri, si dashnor, protagonisti përplaset në mënyrë të pashmangshme me realitetin, një realitet i cili mohohet në mënyrë të përsëritshme, sepse në fund të çdo përpjekjeje që bën, ai ndeshet gjithmonë me të njëjtën aksiomë: realiteti është realitet.

Mërzia, për mua, është pikërisht një lloj pamjaftueshmërie ose papërshtatshmërie, ose mangësie e realitetit. Për të përdorur një metaforë, kur mërzitem, realiteti më jep ndjesinë turbulluese që i shkakton, një natë dimri, mbulesa tejet e shkurtër e një njeriu në gjumë: e ul te këmbët dhe ndien të ftohtë në kraharor, e ngre në kraharor dhe ndien të ftohtë në këmbë; e kështu nuk arrin kurrë të bjerë në gjumë.
Ose, tjetër krahasim, mërzia ime i përngjan ndërprerjes së shpeshtë e të mistershme të rrymës elektrike në një shtëpi: një çast çdo gjë është e qartë, këtu janë kolltukët, divanet, e më tej dollapët, raftet, pikturat, perdet, tapetet, dritaret, dyert; një çast më vonë ka vetëm terr dhe zbrazëti. Ose, krahasimi i tretë, mërzia ime mund të përcaktohet si sëmundje e sendeve, që është një vdirrje ose humbje e gjallërisë thuajse të papritur; si të shohësh në pak sekonda, me shndërrime të shpejta e të njëpasnjëshme, një lule që kalon nga çelja në vyshkje dhe bëhet pluhur.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Alberto Moravia: shkrimtar, gazetar, eseist, reporter udhëtimesh dhe dramaturg italian.
Moravia konsiderohet si një prej romancierëve më të rëndësishëm të shekullit XX si në Itali ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, bazuar në temat kryesore të veprave të tij, të cilat realizojnë një hetim të imët e të kujdesshëm mbi seksualitetin, alienimin shoqëror dhe ekzistencializmin, nën frymën e Kafkës, Kamysë dhe Xhoisit.
Puna e tij nuk vërtitet vetëm rreth një zone të caktuar apo traditave italiane, por është seriozisht e angazhuar me përqasjen ndaj dinamikave kulturore e politike të një Europe të madhe.
Ai është më shumë se një autor italian, ai është autor europian, pasi shkrimet e tij përmbajnë tema si: Hiroshima, politikat ndaj Indisë dhe Revolucionit Kinez (tema të trajtuara në esetë e tij kritike).
Njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Moravia përfaqësoi për shumë vite me radhë, deri me vdekjen e tij, një shembull të shquar e të dallueshëm të një intelektuali të angazhuar, i cili luante rolin e mjeshtri të mendimit. Pikërisht në vazhdën e intelektualëve të angazhuar, si J. P. Sartre apo A. Gramsci dhe të shumë shkrimtarëve të tjerë të gjysmës së dytë të shek. XX. Moravia dha mendimin e tij të vyer në disa fusha, si letërsi, kritikë, kinematografi, politikë etj. Ai është ndoshta një nga shkrimtarët e paktë që patën një famë dhe një ndikim të fortë në bashkëkohësit e tij kur ishte gjallë. Por kjo famë e ky ndikim humbi më pas në një mënyrë mjaft të shpejtë me ndarjen e tij nga jeta.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Alberto Moravia – “Mërzia””