Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Georges Radet Aleksandri imadh

Aleksandri i madh

Author:

1,000ALL

Përktheu: Sokol Marku
ISBN: 978-99943- 1-409-6
Formati: 13×20 cm
Faqe: 436

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Historia e Azisë dhe e Aleksandrit të Madh, ka tërhequr dhe po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e studiuesve dhe rretheve të mëdha të lexuesve.
Fushatat luftarake të Aleksandrit të Maqedonisë i dhanë impuls të ri zhvillimit dhe shtrirjes së helenizmit, deri në hapësirat ekstreme të botës së njohur në Azinë e Vogël, të Mesme, Indi dhe Egjipt.
Në këto vende, ushtritë e Aleksandrit u ndeshën me ato vendase. E luftërat mbaronin me përfundimin e aktit të nënshtrimit, bashkëpunimit dhe aleancën me Aleksandrin, i cili nga ana e tij krijoi një rrjet të tërë qytetesh të populluar me veteranë të ushtrisë së tij dhe koloni helene me fise të tjera, që falë Aleksandrit gjetën paqen e shpëtuan nga fqinjët armiq të papajtueshëm.
Pasardhësit e këtyre protagonistëve, që luftuan, u pajtuan, u krushqizuan deri në atë shkallë sa Aleksandri me miqtë e tij e ushtrinë u bënë dhëndurë e me fëmijë të lindur nga këto martesa, u krijuan armata të rinjsh të edukuar me kulturën helene e artin ushtarak maqedonas, me të cilët Aleksandri synonte ta çonte deri në fund ëndrrën e tij të sundimit, si të Lindjes dhe të Perëndimit, e të kufizohej me oqeanin. Janë pikërisht këta pasardhës të drejtpërdrejtë të protagonistëve, por s’janë më pak të interesuar të gjithë popujt e botës, të njohin Aleksandrin e Madh, luftëtarin, trimin, guximtarin, fitimtarin më të madh të të gjitha kohërave. I pathyeshëm, këmbëngulës, që nuk pati fortesë t’i rezistonte. Cili ishte karakteri, vullneti, morali?

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Aleksandri i madh”