Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Paulo Coelho - Alkimisti

Alkimisti

Author:

700ALL

Përktheu: Nonda VarfiI
ISBN
: 99927-1-791-2
Formati: 13×20 cm
Faqe: 200

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë.
Alkimisti është libri që tashmë mban statusin e romanit modern, por në thelb klasik.Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat e Egjiptit.
Gjatë rrugës takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, të cilët e ndihmuan Santiagon në kërkimin e thesarit të vet. Po cili ishte në të vërtetë ky thesar? Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë, dhe vetë Santiago e kupton gjatë rrugës duke hasur pengesa nëpër shkretëtirë. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare, përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e vet. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Ka lindur në Rio-de-Zhaneiro më 1947. Ai është vlerësuar si njëri prej shkrimtarëve më të lexuar aktualisht në gjithë botën.
Veprat e tij, të botuara në më shumë se 168 vende dhe të përkthyera në 72 gjuhë, janë shitur në më shumë se 132 milion kopje; kanë kapur vendet e para në listat bestseller dhe kanë nxitur debate kulturore e shoqërore.
Midis çmimeve më të fundit që ka marrë autori shquhen: Cristal Award 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz Chevalier de l’Ordre National Légion d’Honneur, i dhënë nga qeveria franceze. Që prej tetorit të vitit 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave.
Shtëpia Botuese Toena ka marrë ekskluzivitetin e botimit të këtij autori në gjuhën shqipe, dhe ka botuar librat e tij më të mirë: Alkimisti, Mali i pestë, Veronika vendos të vdesë, Djalli dhe zonjusha Prym, Pelegrini i Kompostelës, Njëmbëdhjetë minuta, Manuali i luftëtarit të dritës, Zahiri, Shtriga e Portobelos, Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Fitimtari është i vetëm.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Alkimisti”