Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Anila Kruti – Qielli s’pranon arna

Author:

400ALL

Lloji: Poezi
ISBN: 978-9928-205-13-1

Formati: 12 x 20 cm

Faqe: 144

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

 “Qielli s’pranon arna” titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë. Lirizmi, burimor dhe rrezëllitës, shqiptohet qartësisht në gjithë poezinë e vëllimit më të ri poetik, në vatrat ndjesore të poetes, që e përçon në secilën fjalë, varg apo sekuencë poetike, dritëzimin e brendshëm, ndonëse të përthyer në metaforikën e beftë, ku gjëllin dhe pëshpërit një shpirt i butë, që e do jetën dhe lëshon urata të thekura pafundësisht, që ajo të bëhet më e bukur, pra dhe më njerëzore.
Anila Kruti, përbëhet nga tre cikle poetike:
– Muzgjet blu, emërtohet cikli i parë që përmban poezi, me titull dhe disa pa emërtim, ku luan me ngjyrën blu të pragndarjes së ditës me natën.
– Malli i zbathur titullohet cikli i dytë i përmbledhjes. Përthyerja letrare, në këtë rast, është ndjesore, pra malli, ndjenja më e zjarrtë, që kuptimësohet si mall për dashurinë.
– Qielli s’pranon arna, është cikli i tretë, që ndërkaq shërben edhe si titull i librit.
Fill pas muzgut blu të ditënatës apo mallit të përvëlimit, shpaloset nënndarja përmbyllëse që lëshon klithmën poetike, Qielli s’pranon arna, sepse aty shkruhen ëndrrat e qenies dhe të amshimit. Ndërlidhja tematike e frymëzimit poetik, e unit shpirtëror, të grimcuar në kaq zëra, jep dorë për të kuptuar se nuk kemi një ndarje skematike, që tashmë është bërë modë, por një lëndë poetike, e cila paraprihet nga një strukturë organike ligjërimore, që shpalohet si njësi unike estetike.

             Behar Gjoka

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Dhimbja e krijimit

Adamit, iu këput një brinjë.
Në dëshpërim ulëriu mitra e tokës.
Iu dhimbs,
jo, brinja e Adamit,
por krijimi i gruas…

Ne zgjodhëm dhimbjen


Ne nuk u puthëm parqeve,
as muzgjet e përmalluara
nuk i pamë askund.
As bëmë dashuri në shtrat,
në lëndinë…
mbi vesë…
Regëtima ime mbeti
e një pulëbardhe të plagosur
buzë detit.
Se ne zgjodhëm dhimbjen.
Dhe me dhimbjen tonë e bëmë jetën,
filozofi.
U takuam ëndrrash,
dashuruam rrugës të Zotave
si të ishim Perëndi.
Se ne zgjodhëm dhimbjen.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Anila Kruti – Qielli s’pranon arna”