Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Anteos Hrisostomidhis Antenat e kohes sime

Antenat e epokës sime

1,200ALL

Përktheu: Romeo Çollaku
Faqe: 496
Formati: 15 x 23 cm
ISBN: 978-99943-1-924-4

Përshkrimi Librit

Ky libër – ashtu si edhe emisioni televiziv me të njëjtin titull, ku u mbështet – nuk u drejtohet vetëm adhuruesve të letërsisë, por një publiku më të gjerë, i cili mbetet i ndjeshëm kundrejt problemeve dhe shqetësimeve të kohës sonë. Duke hedhur në letër intervistat që, qoftë vetëm e qoftë me Mikela Hartularin, mori nga 33 shkrimtarët e shquar të këtij vëllimi, Anteos Hrisostomidhis e drejton vështrimin çdo herë mbi një çështje të caktuar, në varësi të interesave të bashkëbiseduesit.

Shumë çështje që kanë të bëjnë me kohën tonë – problemet e demokracisë në botën perëndimore, fanatizmi fetar, problemi i nacionalizmave, kriza e vlerave morale, racizmi, traumat historike të Europës, liria seksuale – ndërthuren vazhdimisht me çështje që kanë të bëjnë me letërsinë, të ardhmen e saj, ndikimin e saj pozitiv a, ndonjëherë, negativ te shoqëria. Një shëtitje nëpër një botë magjike, shkruar pothuajse në formë romani.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Feja është letërsia e parë e njerëzimit. Le të marrim Ungjillin e Krishtlindjeve: në shpellë, foshnja, Shën Mëria, Jozefi, barinjtë, yjet. Kjo është letërsia më e epërme që mund të shkruhet, apo jo? Dhe ajo që kanë të përbashkët feja dhe letërsia është – besoj unë – se, që të ekzistojnë, duhet t’i besosh. Te matematika nuk është nevoja të besojë njeriu, por, te feja dhe te letërsia, po. Për mua, të besosh në diçka është një aftësi, është si puna e asaj që themi “vesh muzike”. Jo të gjithë kanë vesh muzike, dikush e ka më të mirë, dikush më të keq. Natyrisht, është e domosdoshme dhe e mundshme që njeriu ta stërvitë, ta edukojë veshin muzikor. Flas nga përvoja… E njëjta gjë, ma ha mendja, vlen edhe për leximin. Unë them gjithmonë se të lexosh është njëlloj si të luash muzikë. Të lexosh një roman është njëlloj si të luash një sonatë, të nxjerrësh tinguj nga tastet bardhë e zi… Njëlloj edhe kur lexon. Çdo lexues lexon romanin e tij; duke lexuar romanin e një tjetri, krijon romanin e vet.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Anteos Hrisostomidhis lindi në vitin 1952 në Kajro të Egjiptit. Studioi arkitekturë në Romë, por me t’u kthyer në Greqi iu përkushtua gazetarisë. Njëkohësisht, filloi të merrej edhe me përkthime. Ka dhënë në greqisht mbi pesëdhjetë romane, tregime dhe ese autorësh italianë. Në vitin 2003, u nderua me Çmimin e Përkthimit të shtetit grek, kurse një vit më vonë shteti italian e nderoi me titullin Kalorës i Punës. Qysh nga viti 1989, bashkëpunon me gazetën Avgi, kurse nga viti 1998 është përgjegjës për letërsinë e huaj në Shtëpinë Botuese prestigjioze Kastanjotis. Në bashkëpunim me Antonio Tabucchi-n, shkroi librin Një këmishë gjithë njolla (1999).

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Antenat e epokës sime”