Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Aristidh Kola Arvanitet

Arvanitët dhe prejardhja e grekëve

1,000ALL

Përktheu: Aldior Agora, Leonard Agora
ISBN: 978-99943-1-434-8
Formati: 16.5×23 cm
Faqe: 510

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Nëse njohim të shkuarën tonë (historinë), atëherë mund ta shfrytëzojmë më efektivisht të tashmen e ta planifikojmë me më pak gabime të ardhmen. Autori qëmton lidhjen e arbërve me grekët, duke filluar nga grekët e viteve paraklasike dhe duke i dhënë rëndësinë vendimtare atyre që përtej çdo dyshimi dihet tashmë se ishin grekë.

Helenizmi i ri pa arbërit është i pakuptueshëm dhe mosekzistent! Dhe kur themi arbër nuk e kemi fjalën vetëm për ata që flasin shqip dhe njohin origjinën e tyre shqiptare.

Këto konstatime nuk duhet të na çojnë drejt vizioneve megaloideore dhe utopike, por në përballimin real dhe efektiv të faktit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Aristidh Kola ka lindur në një familje arvanitase në fshatin Leontari të Thivas (Tebë), në vitin 1944. Pas përfundimit të Fakultetit Juridik të Athinës, punoi si avokat e njëkohësisht u mor me studimin e gjuhës, kulturës dhe traditave të arvanitasve të Greqisë, fushë që iu përkushtua totalisht në fillim të viteve 1990.
Nga librat e botuar përmendim:
“Arvanitët dhe origjina e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Thirrja e arvanitasve drejtuar popullit shqiptar më 1899”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Fjalor krahasues i arvanitishtes”, “Zeusi Pelazgjik dhe mashtrimi indoevropian”.
Aristidh Kola ishte për shumë vjet kryetar i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” dhe botues i revistës së shoqatës “Besa”. Ai ishte frymëzuesi dhe organizatori i koncertit të parë të madh e po aq të suksesshëm të këngës arvanitase në Athinë, në vitin 1985. Në mesin e viteve 1990 krijoi Shtëpinë Botuese “Thamiris”, me qëllim parësor botimin e veprave që kishte ndër mend të shkruante dhe botoi për disa numra revistën historiko-politike “Arbanon”, që trajtonte temën e arvanitasve dhe të marrëdhënieve greko-shqiptare.
Me vërshimin e emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë, Aristidh Kola u shndërrua në një mecenat të të gjithë krijuesve të letërsisë, muzikës dhe artit figurativ, duke u ofruar një mbështetje të madhe morale e materiale. Të paharruar mbeten edhe ndërhyrjet e tij energjike në shtypin grek, në përkrahje të emigrantëve shqiptarë dhe forcimit të marrëdhënieve greko-shqiptare, si dhe pjesëmarrjet e tij në debatet televizive gjatë luftës në Kosovë, kur iu desh të përballonte me stoicizëm e argumente të patundura, indoktrinimin proserb të pjesës më të madhe të opinionit grek.
Aristidh Kola u nda nga jeta më 10 tetor 2000. Ai është dekoruar dy herë nga presidentët Berisha (1994) dhe Meidani (2001).

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”