Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Rafaele Nigro - Baronesha e Oliventos

Baronesha e Oliventos

Author:

700ALL

Lloji: Roman – Novel
Përktheu: Vjollca Lisi
Faqe: 288
Formati: 13×20 cm
ISBN: 99943 – 1 – 129 – 8

Kategoritë , , .

Përshkrimi Librit

Ngjarjet lidhen me shqiptarët dhe shoqërinë shqiptare të shekullit të pesëmbëdhjetë, të kohës së Skënderbeut. Vështrim, në sytë e një shkrimtari italian, i epokës së Skënderbeut, të luftërave me osmanllinjtë dhe me brigantët; i epokës së Mbretërisë së Napolit, grindjet dhe intrigat e princërve dhe feudalëve; i epokës së fillimit të kërkimeve dhe zbulimeve përmes kundërshtimeve dhe pengesave të injorancës fetare dhe të klerit. Në këtë sfond, një shqiptar me emrin Aleks martohet rastësisht me një italiane të ardhur dhe me të bën dy fëmijë, Vlaikën, që lind sakate pa këmbë e duar dhe Stanislaon, që rritet si njeri i prirur pas dijeve konkrete dhe të dobishme. Përmes aventurash nëpër Shqipëri, pas vdekjes së prindërve, Vlaika dhe Stanislao arrijnë në Itali dhe prej gjyshit të tyre nga ana e nënës trashëgojnë një copë tokë dhe një kështjellë të Lagopezoles.
Ky është një roman fantazmagorik, ku mplekset realiteti historik me realitetin fantastik.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Rafaele Nigro ka lindur në vitin 1947, në Melfi dhe jeton në Bari, ku punon në RAI.
Ka shkruar shumë romane të suksesshëm, të përkthyer në shumë gjuhë.
Midis çmimeve më të fundit që ka marrë autori shquhen: çmimi Supercampiello 1987, çmimi Frontino 1999, çmimi Griziane Cavour 1992, çmimi Seleksionimi Bancarella 1998.
Ndërkohë ka botuar edhe studime e ese për historinë dhe kulturën e Jugut.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Baronesha e Oliventos”