Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Viktor Canosinaj - Baronesha Shenteben

Baronesha Shenteben

900ALL

Gjinia: Roman
Faqe: 288
Formati: 14 x 20,5 cm

Out of stock

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Fragment nga libri


Vilma qeshi. “Po kjo femër a ka pasur në jetën e saj ndonjë flirt?”, pyeti veten.  “Duhet të ketë qenë e bukur në rini.” Dila i kishte treguar se ishte malësore dhe martesa në qytet kishte qenë një fat për të. “Si mund të flirtojnë shqiptarët vallë?”, mendoi baronesha. “Çfarë çmimi mund të ketë flirti i tyre përveç plumbit ballit? Eh, flirtet njëlloj duhet të jenë në të gjithë botën, madje edhe në atë të kafshëve.” Në një shkrim të një shkencëtari anglez, që jetonte në Afrikë, ku merrej merrej me studimin e jetës së majmunëve, kishte lexuar se majmuneshat e haremit të prijësit të tufës flirtonin fshehtazi me ndonjë bukurosh të ri.

Papritur, jashtë në rrugë u dëgjuan klithma grash. Dila ndërpreu punën. Kërkoi leje të mësonte ç’kishte ngjarë. Vilma e vështroi ftohtë.

– Asht pa rëndësi derisa nuk ka lidhje me ne, – tha.

Por shërbëtorja vazhdonte t’i mbante sytë nga porta. Vilma kishte dëgjuar nga Rudi se shqiptarët ishin shumë kureshtarë për të mësuar ç’ndodhte nëpër botë e jo mes tyre.

– Mbase dikush ka nevojë për ndihmë, – shtoi.

Shqiptarja doli me ngut. Kur u kthye, ishte krejt e mpirë. Një mysliman i kishte prerë kokën gruas së tij dhe i shkalluar kishte dalë me të në dorë nëpër qytet për t’ua treguar njerëzve. “Shikojeni kurvën!”, thërriste duke e ngritur kokën lart, mbërthyer për flokësh.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Mbi Jetën e Autorit

Viktor Canosinaj lind në qytetin e Vlorës, më 1960. Në vitin 1965 familja e tij u transferua në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.

Pasi kreu studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës të rrethit të Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për kritikë letrare. Pas vitit 1990 u vendos në Tiranë ku punoi si gazetar, përkthyes dhe redaktor.

Është gjithashtu autor i shumë librave për fëmijë dhe të rritur, cilësuar si një ndër autorët më të lexuar të vendit.

Në vitin 1997 fitoi çmimin nga Ministria e  Kulturës për librin “Biri i Erës”, si dhe me çmimin “Penda e Argjendtë 2002”  për romanin “Monstrat e rrugës së Mimozave”.  Me romanin “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBBY-së 2002.

Nga një anketim i kryer në Panairin e Librit “Tirana 2006” nga UNICEF dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Viktor Canosinaj doli si autori më i lexuar për fëmijë dhe të rinj. Ndërsa nga anketimi i kryer nga biblioteka komunale e Prishtinës doli autori më i lexuar për vitin 2009.

Në vitin 2008 ka qenë i ftuar në Festivalin Letrar të Berlinit.

Ka përkthyer letërsi artistike nga anglishtja dhe italishtja.

Është autor i librit studimor “Nga Liza te Harri Poteri”.

 


Romane të tjera të autorit:

Katër yje në qytet

– Elegji e re për Van Gogun

– Dashuri në ikje

– Lufta në udhëkryq

– Një copë tokë nën qiell

– Vite blu

– Pianistja belge

– Të gjithë tulipanët e botës

– Një dashuri sa dy oqeane

– Nesër do të jetë ndryshe

Jetë të marra peng

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Baronesha Shenteben”