Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Brida

Author:

800ALL

Përktheu: Harris Murana
Faqe: 272
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-797-4

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

“Te Brida, romani i tretë që kam shkruar pas Alkimistit, tregoj fillesat drejt botës së magjisë, nëpërmjet traditave sekrete të një vajze. Te ky libër, eksploroj tema të ndryshme, që janë të shtrenjta për mua, siç është Nëna e Madhe, besimet pagane dhe dashuria.

Kur kam shkruar Bridën dhe e kam botuar në Brazil, mbi 18 vjet më parë, disa tematika, si p.sh. fytyra femërore e Zotit, ishin ende të huaja për pjesën më të madhe të njerëzve.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës, vura re një ndryshim të perceptimit – një hapje në rritje të njerëzve përballë një përqasjeje intuitive të dijes, e shoqëruar kjo me një mospranim të rregullave të ngurta shoqërore. Sikurse kam shkruar në libër, gjëja më fisnike mbi të cilën një qenie njerëzore mund të eksperimentojë, është pranimi i misterit.

Kam ndjesinë se bota gjithmonë e më tepër po qartësohet mbi misteret, kështu që, të dashur lexues, sot ju bëj dhuratë historinë e kësaj gruaje të re.”

Paulo Coelho

Shpërndaje në rrjetet sociale:

– Dua të të bëj në pyetje, – tha Brida, ndërkohë që pinte çajin. Kuzhina e Wicca-s ishte, çuditërisht, shumë moderne dhe funksionale. Dua të di pse nuk më lejove të braktisja këtë rrugë?
“Sepse dua të di se çfarë ka parë Magjistari te ti, përtej Dhuntisë tënde”, mendoi Wicca. Në fakt u përgjigj:
– Sepse ti zotëron një Dhunti.
– Si e di?
– Thjesht nga veshët.
“Nga veshët?! Çfarë zhgënjimi, – mendoi Brida. – Mendova se kishe vënë re breroren time.”
– Të gjithë zotërojnë një dhunti, por që nga lindja, disa e kanë më të zhvilluar; ndërsa të tjerët – si unë për shembull – duhet të luftojnë për ta zbuluar dhe për ta zhvilluar. Ata që zotërojnë një dhunti që në momentin që vijnë në këtë botë, i kanë llapat e veshëve të vegjël dhe të ngjitur pas kokës.
Instinktivisht Brida preku veshët: ishte e vërtetë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Brida”