Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Careshat

800ALL

Lloji: Roman – Novel
Përktheu: Gëzim Qëndro
Faqe: 263
Formati: 13×20 cm

Kategoritë , , .

Përshkrimi Librit

Në Rusi, ndikimi femëror mbi politikën ka zënë rrënjë në një traditë historike të habitshme për t’u shndërruar më pas në një dukuri të njëmendtë qytetërimi. Rusët morën zakonin t’i quanin këto gra me influencë “caresha”, qoftë edhe kur ato nuk kishin asnjë lidhje me familjen perandorake. Ky ndikim arriti kulmin në shekullin XVIII, kohë kur vendi u drejtua nga pesë perandoresha, çka përbën një fakt historik të papërsëritshëm në të gjithë historinë e botës.
Ambiciet vetjake, dobësitë e tyre psikologjike, do të jenë në qendër të këtij rrëfimi duke na ndihmuar të kuptojmë të papriturat e historisë së këtij vendi. Pasioni, tradhtia, konfliktet e pamëshirshme, të gjitha elementet e dramave të mëdha janë të pranishme në këtë tablo. Arkiva të reja sekrete dhe dëshmi të pabotuara, që lidhen sidomos me vitet e fundit, do t’i japin këtij rrëfimi kthesa të papritura.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vladimir Fedorovski, shkrimtar rus,  ka shërbyer si diplomat në momentin e tronditjeve të mëdha të Lindjes. Ai ka marrë pjesë aktive në organizimin e lëvizjes demokratike, dhe ka qenë zëdhënës i saj në momentin e rezistencës në puçin e gushtit 1991. Ai ka shkruar edhe “Historia sekrete e një grushti shteti”, “Frymëzueset shpirtërore ruse” (në bashkëpunim), “Departamenti i djallit”, “Trekëndëshi rus”, dhe së fundi “Dy Motrat”. Ai mban titullin doktor në shkencën e Historisë, dhe shkruan vazhdimisht editoriale në gazeta të ndryshme të rëndësishme të botës.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Careshat”