Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Daniele Del Giudice – Horizont i lëvizshëm

1,000ALL

Daniele Del Giudice
Horizont i lëvizshëm
Lloji: Roman
Përktheu: Erion Gjatolli
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-9928-205-38-4
Formati: 15×23 cm
Faqe: 224
Çmimi: 1000 lekë

Botuar në shkurt, 2016

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Danilele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri: janë tregimet e fundit të vërteta të aventurave që kanë fiksuar mitin dhe kujtesën e kësaj Toke të panjohur. Përshkrimi i një udhëtimi transformohet, kështu, në një eksperiencë që e afron lexuesin me një episod të historisë njerëzore, eksplorimin e Jugut të thellë dhe jo mikpritës të globit, në përgjithësi pak të njohur dhe shpesh të harruar
Si në filigran, në kufirin mes jetës dhe letërsisë, autori rindërton një “superekspeditë” e cila lidh mes tyre episodet e udhëtimeve historikisht të realizuara, duke i ndjekur ato nëpër shtigjet e botës dhe të shkrimit. Duke luajtur mes diversistetit të perspektivave dhe të zërave, ai na jep “një horizont të lëvizshëm” në hapësirë dhe në kohë, por të qëndrueshëm dhe të përjetshëm në ndjenjat që përcjell.
Është një udhëtim që e tejkalon kohën, brenda një peizazhi hipnotizues dhe indiferent ndaj njeriut, me bukuri sublime, nga e verdha okër tek akujt që fundosen në ujë, mes majave shkëmbore, borërave të përjetshme dhe humnerave. Para syve, një horizont prej akulli dhe drite, gjithmonë i paarritshëm.
Janë vende, histori, ditë, vite, epoka gjeologjike që i rezistojnë perspektivës lineare të një tregimi të thjeshtë. Një gjeometri mijëvjeçare natyrore që shtresëzon çdo gjë, që kristalizon çdo kujtesë. Një botë ku përshkrimet mjedisore kthehen në ndjenja, në emocione. Ky roman është poema e këtyre botëve paralele.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Daniele Del Giudice lindi më 1949. Ai jeton në Venecia ku jep leksione mbi Letërsinë Teatrale në Institutin Universitar të Arkitekturës.
Romani i tij i parë titullohet “Stadiumi i Wimbledon” (1983), i cili u pasua nga “Atlanta Perëndimore” (1985), një histori që flet mbi ndryshimet e perceptimeve dhe ndjenjave, një mutacion antropologjik i shkaktuar nga shkenca dhe teknologjia moderne. Kjo temë është e pranishme edhe në romanet “Në muzeun e Reims-it” (1989), “Duke shkëputur hijen nga toka” (1994), “Mania” (1997), dhe “Horizont i lëvizshëm” (2009). Përveç romaneve ai ka publikuar edhe ese mbi shkrimtarët Italo Svevo-n, Thomas Bernhardt, Robert L. Stevenson dhe Primo Lev.
Daniele Del Giudice është nderuar me shumë çmime: çmimi “Viareggio” më 1983, çmimi “Bagutta” më 1995, çmimi “Campiello” më 1995, dhe çmimi “Antonio Fretineli” për veprën e tij në tërësi më 2002, si dhe Çmimin Europian për Letërsinë më 2009 për romanin “Horizont i lëvizshëm”.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Daniele Del Giudice – Horizont i lëvizshëm”