Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Dashuri që lag si shi

Author:

1,000ALL

Lloji: Roman
Përktheu: Albina Pulla
ISBN: 978-99943-1-752-3
Formati: 13×20
Faqe: 520

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Klelia… Një emër – stacion në jetën e saj.
Mamaja e saj e adhuroi personazhin e shkrimtarit Ksenopulos, dhe pak para se të ikte nga kjo jetë i vuri emrin e saj. Pa dashur i dhuroi dhe fatin e konteshës rrezatuese. Ekzistonte dhe për të një Pavllo, i dashuruar thellësisht dhe totalisht. Por Klelia donte të njihte dashurinë ashtu si e kishte lexuar në fletët e librave. Dhe gjeti Denisin e saj në personin e Niqiforit.

Vite më pas, e vetme dhe e mbyllur në vetvete, në mes të shkëmbinjve dhe guaskave të thyera, vazhdon të jetojë në shoqërinë e kujtimeve që e lëndojnë dhe dëshirave të fjetura. Por, papritur, një vajzë e vogël hyn në jetën e saj. Dhe… për çudi… kanë të njëjtin emër !

Një histori romantike, ashtu si ëndrrat vajzërore. Një grua që shfaqet nga deti i errët i pasionit, që të vështrojë, tashmë e pjekur, diellin verbues të dashurisë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Iu afrua dhe duart e tij u mbështollën rreth saj së bashku me ngrohtësinë që përçonin. Buzët e tij prekën buzët e saj, në fillim butë por pastaj, pasi duart e tij e shtrënguan akoma më shumë, dhe puthja e tij u bë më e thellë, a thua se po i bënte transfuzion jete. Një det i ngrohtë e rrethoi, shpërthimi i dinamitit në veshët e saj zhduku shkëmbinjtë e jetës së saj, asgjëkund nuk dukeshin guaska të thyera, as korale, i ishte larguar thellësisë dhe i drejtohej sipërfaqes së tij, ku nuk kishte më dallgë dhe vetëm në sytë e saj u pasqyruan perlat…
Dhe këtë herë varka e saj ishte krevati dhe bashkudhëtar ishte ai… vetëm ai…
…Dielli atë agim u ngjit lart me guxim. Ndoshta ngaqë e dinte se në një cep të vogël të tokës do ndriçonte njerëz të lumtur. Në fillim, dërgoi një ndriçim të butë, të zbehtë, pothuajse rozë, që të ngjyroste udhëtimin e hënës para se ajo të zhdukej meqë kjo e fundit nuk dukej e gatshme të ndahej nga lumturia e çiftit të cilën e kishte ndjekur gjithë natën hap pas hapi. Pas ngjyrës rozë, erdhi ajo portokallia e ndezur, në vend të tapetit të kuq, që tregonte shfaqjen e tij triumfuese.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Lena Manda u shpall “Shkrimtarja e Vitit 2009” nga revista “Life & Style”, Greqi.


 

Lena Manda lindi në Stamboll, por erdhi në Greqi në moshë të vogël. Studioi për edukatore kopshti, profesion të cilin nuk e ka ushtruar. Për tre vjet kishte trupën e saj të teatrit të kukullave, që vinte në skenë vepra të cilat i kishte shkruar ajo vetë. Ka publikuar artikuj në gazetat lokale dhe për dy vjet ka qenë drejtore programi në një stacion radiofonik të Athinës. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Kapandriti.
Libri i saj “Theanoja – Ujkonja e Stambollit” është përkthyer e botuar dhe në turqisht. Eshtë vlerësuar me titullin “Shkrimtarja e Vitit 2009” nga revista “Life & Style”.
Ka botuar gjithashtu romanet “Vals me 12 perëndi”, “Shtëpia në breg të lumit”, shitjet e të cilit tejkaluan 110.000 kopjet që vitin e parë që u hodh në treg, si dhe “Ana tjetër e medaljes” dhe “Cigarja e fundit”, “Deri në skaj të ylberit”. “Dashuri që lag si shi” është romani i parë i saj që botohet në shqip.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Dashuri që lag si shi”