Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Dashuria nuk vdes kurrë

Author:

600ALL

Kategoritë , , .

Përshkrimi Librit

James Patterson është një nga shkrimtarët më të njohur amerikanë. Ai njihet si autor i romaneve shumë të bukur dashurie dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. “Dashuria nuk vdes kurrë”, romani i tij më i përkthyer në botë është një histori e shkëlqyer dashurie ku përzihet e fshehta dhe pasioni.
Xheniferi, e dërrmuar që nga vdekja tragjike e të shoqit, e mbyt dëshpërimin e saj në punë dhe duke iu shmangur çdo ngatërrimi sentimental. Por kur mëson se Samanta, gjyshja e saj, ka rënë në koma, nxiton t’i qëndrojë në kokë. Ajo, në shtëpinë e fëmijërisë së saj, gjen letrat që Samanta ka shkruar për të, për t’i zbuluar të fshehtën që e mban prej shumë kohësh për vete: dashurinë e çmendur për një burrë tjetër, që nuk është i shoqi. Përmes letrave Xheniferi do të kuptojë se dashuria e vërtetë ekziston dhe ajo mund të na pushtojë papritmas në çdo çast, por do të dijë ajo ta njohë dhe ta pranojë kur t’i paraqitet asaj?

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Dashuria nuk vdes kurrë”