Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

… dhe nata u nda në mes

Author:

600ALL

 

ISBN : 978-99943-1-341-9
Formati : 13×20
Faqe: 304

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Flora, Eliza, Keti, Tamara. 4 shoqe të pandara, por që sistemi komunist i ndan dhe i ballafaqon me vuajtjet më të rënda. Ndjenjat njerëzore ecin paralelisht me ato antinjerëzore, një paradoks i kudogjendur në botën reale: dashuria dhe urrejtja, fisnikëria e imoraliteti, besnikëria dhe pabesia. Tipizimi i personazheve pas leximit të romanit do të gjejë te lexuesi arketipa njerëzorë.  Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes njerëzore.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë. Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë.

Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe.

Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga veprimtaret më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “… dhe nata u nda në mes”