Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Diplomaci mbi tehun e thikës – Geert H. Ahrens

Author:

1,500ALL

Histori
Përktheu: Skënder Shkupi
Faqe: 688
Formati: 16.5×23 cm
ISBN: 978-99943-1-535-2

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Tre terma në nëntitullin e këtij libri – në renditje të kundërt: “konflikt”, “etnik” dhe “pengim” – janë secila një ekspozé më vete. “Konflikt” do të thotë konflikt jugosllav në të gjitha përmasat dhe diversitetin e tij. Gjithashtu ngjan se ka shumë njerëz që ende besojnë se Jugosllavia është një sinonim për Bosnjën dhe Hercegovinën (BeH), por BeH nuk mund të jetë një pars pro toto (pjesa si e tëra) për kuptimin e tërësisë së konfliktit. Duke përdorur termin “etnik”, ky libër këmbëngul në natyrën mbizotëruese etnike të konfliktit Jugosllav gjatë fazës së tij të nxehtë në vitin 1990. Së fundi, termi “pengim” do të nënkuptojë rrugën e mesme, ndërmjet zgjidhjes së konfliktit nga njëra anë dhe dështimit për ta arritur atë zgjidhje, nga ana tjetër. Zhvillimet historike afatgjata janë më tepër të paparashikueshme ndërkohë profecitë rreth fatit të ish-shteteve Jugosllave apo Ballkanike nuk e nënkuptojnë këtë. E ardhmja afatshkurtër apo afatmesme, që paraqet interes në dy kahe, është më e kapshme. Kahja e parë është e ardhmja si e presim ne të ndodhë ndërsa kahja e dytë është ajo që ne shpresojmë të ndodhë. E lidhur ngushtë me të dytën është çështja se çfarë mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar për të arritur të ardhmen që do.
Reagimet e ashpra që ndodhën më 2003 e 2004, në veçanti dhuna e rikthyer etnike në Kosovë (e në Beograd) dhe një ringjallje e nacionalizmit në Serbi, kanë lëkundur besimin e përgjithshëm se në Ish-Jugosllavi nuk mund të ketë gjë tjetër veç progresit. Ato e bëjnë të nevojshme një rivlerësim të parametrave dhe të opsioneve politike.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

“Geert Ahrens shërbeu për një dhjetëvjeçar si diplomat negociator i lartë i paqëtimit në ish-Jugosllavi. Ai ka shkruar një përkujtesë të shkëlqyer të diplomacisë Europiane dhe asaj Amerikane, duke nisur me përpjekjet e pafrytshme për të parandaluar shpërthimin e dhunshëm në Jugosllavi më 1991, vijuar me negociatat paqëtuese ndërmjet Kroacisë dhe Bosnjës në gjysmën e parë të 1990-ës dhe duke kulmuar me Luftën e Kosovës më 1999. Shkruar qartë dhe me paanësi, Diplomaci mbi tehun e thikës është një ndihmesë e rëndësishme për historinë e Ballkanit të viteve 1990 nga një diplomat profesionist i cili ndihmoi në gdhendjen e asaj historie.”

– Peter W. Galbraith, Ambasador i SHBA në Kroaci, 1993–1998

“Ambasadori Ahrens mori pjesë qysh në fillim në përpjekjet ndërmjetësuese të konfliktit në ish-Jugosllavi. Ai pati përparësinë e jashtëzakonshme të një njohjeje të mirë të Jugosllavisë (të cilën ndërmjetësuesit e tjerë nuk e patën) dhe të komunikimit lirshëm në Serbo-Kroatisht. Studimi mund të nxisë ripërtëritje të interesit dhe ndofta debat rreth veprimeve të figurave më të spikatura të asaj drame.”

– Paul Shoup, Profesor i Merituar, Universiteti i Virginia-s

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Diplomaci mbi tehun e thikës – Geert H. Ahrens”