Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ali Aliu Don Kishoti shqiptar

Don Kishoti shqiptar

Author:

1,000ALL

Faqe: 624
Formati: 14×20 cm
ISBN: 978-99943-1-853-7

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Një ndihmesë e madhe i është dhënë lexuesve dhe studiuesve të letërsisë shqiptare nëpërmjet botimit të “Don Kishoti shqiptar”. Një analizë studimore-krahasimore e pesëmbëdhjetë korifenjve të letërsisë shqipe. Autorë të shtirë në kohë dhe kufij të ndryshëm ndërlidhen me njëri-tjetrin me një emërues të përbashkët: donkishotizmin. Mbi të ngrihet një këndvështrim i ri ose siç thotë vetë autori: një lexim i mundshëm i letërsisë shqipe.

Ali Aliu bën një përpjekje (edhe ai vetë është i prekur nga donkishotizmi) për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Don Kishoti ishte një idealist i çartur, apo besonte vërtet që idealet e tij nuk ishin iluzione? Që nga Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Ismail Kadare, Zija Çela e deri tek Ali Podrimja, Azem Shkreli etj., autori rreket të zbulojë të vërtetën donkishoteske te ta. Me vizionin e tyre largpamës, mesazhet artistike që përcollën nëpërmjet veprave të tyre, bën që studiuesit t’u rikthehen sa herë lind nevoja për të sjellë risi në fushën e analizave apo trajtimeve studimore.

Udhëtimi i Don Kishotit me shpirt e iluzion shqiptar nëpër dy shekujt e fundit ka për qëllim ta shpalosë botën e shkrimtarit, ngasjen e tij të brendshme për të ëndërruar, përkatësisht për të përqendruar tërë qenien e vet drejt gjetjes së rrënjëve dhe të identitetit, drejt realizimit të ëndrrës së madhe. Dhe në fund, zgjedhja jonë që të përqendrohemi në jetën dhe veprën e autorëve, te të cilët ekziston “gjeni” (anti) donkishotesk, përputhet me faktin se këta autorë janë ndër më të shquarit në letërsinë shqiptare të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe njëzet, e njëkohësisht, edhe ndër më të përkthyerit në botë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia. Lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa shkollën Normale në Shkup më 1955. Studimet universitare (albanologji) i përfundoi në Beograd në vitin 1960. Mbaroi doktoraturën në Universitetin e Prishtinës më 1973.

Pas studimeve zë punë si gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi si redaktor në edicionin e botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pension ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë së Prishtinës, ku ka ligjëruar lëndën “Teori e Letërsisë”.

Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Aktualisht ligjëron në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Ndër të tjera ka botuar këto vepra:
“Kërkime”, Rilindja, Prishtinë, 1971; “Kërkime”, Naim Frashëri, Tiranë, 1990; “Shqyrtime”, Rilindja, Prishtinë, 1974; “Rrjedhave të letërsisë”, Rilindja, Prishtinë, 1977; “Katër romane të Petro Markos”; “Flaka e Vllaznimit”, Shkup, 1979; “Kritika”, Rilindja, Prishtinë, 1983; “Ese letrare”, Rilindja, Prishtinë, 1987; “Reflekse Letrare”, Flaka, Shkup, 1999; “Magjia e fjalës”, Dukagjini, Prishtinë, 2003; “Kronika letrare”, Llogos-A, Shkup, 2003; “Don Kishoti megju albancite” (në maqedonisht), Kultura, Shkup, 2004; “Teori e letërsisë”, Enti shkollor, Prishtinë, 1986; “Teori e letërsisë”, Enti shkollor, Prishtinë, 2001, Vatra, Shkup, 2002; “Antologji e poezisë shqipe”, Albin, Tiranë, 2002; “Antologija na albanskata poezia”, Shkup, 2004; “Letërsia bashkëkohore shqiptare”, Albas, Tiranë, Tetovë, 2001 dhe Libri shkollor, Prishtinë, 2002; “Letërsi për klasat e para të shkollave të mesme”, Albas, Tiranë, Tetovë, 2001; “Kush do ta vrasë ujkun”, Albas, Tiranë, Tetovë dhe Libri shkollor, Prishtinë, 2002; “Si ta lexojmë poezinë”, Albas, Tetovë, Tiranë, 2004; “Vepra të zgjedhura”, Serembe, Shkup, 2005.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Don Kishoti shqiptar”