Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Dorëshkrimi i gjetur në Akra – Paulo Coelho

Author:

700ALL

Rreth librit

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur.
Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes.
Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Lloji: Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Erion Gjatolli
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-9928-235-32-9
Formati: 13×20
Faqe: 184

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Dashuria është akt besimi – jo shkëmbim i barabartë.
Janë kundërshtitë që e ushqejnë dashurinë. Janë mosmarrëveshjet që e lejojnë të mbetet përherë pranë nesh.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Paulo Coelho lindi në Rio-de-Zhanejro, më 1947. Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore bashkëkohore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 178 vende, janë përkthyer në 81 gjuhë dhe janë shitur mbi 215 milionë kopje në të gjithë botën.
Ndër çmimet më të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim: “Crystal Award” nga Forumi Ekonomik Botëror, titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë, Spanjë, 1999.
Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga Kombet e Bashkuara, më 2007. Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim edhe nga Botimet Toena, përmendim: “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Pelegrini i Kompostelës”, “Zahiri”, “Shtriga e Portobellos”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Fitimtari është i vetëm”, “Brida”, “Alef”, “Shkelja e kurorës” (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën, i përkthyer në 44 gjuhë, dhe libri i tij i fundit “Dorëshkrimi i gjetur në Akra”.
Paulo Coelho është shkrimtari me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Dorëshkrimi i gjetur në Akra – Paulo Coelho”