Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Druri pa emër

Author:

700ALL

Përktheu: Nikollë Brisha
Lloji: Roman
Faqe: 360
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-979-4

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

“Druri pa emër” është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia.

Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë. Atij i duhet të sillet në mënyrë racionale me materialet arkivore, sepse në botë, ashtu si në arkiv, sundon rregulli – është e rrezikshme nëse i prek këto dokumente, prej tyre dalin njerëz të gjallë, shpirtra të lënduar, sëmundje dhe vdekje në vende të panjohura. Atij i duhet të mbajë njëfarë distance, që të mos futen në jetën e tij.

Një lojë psikologjike ndodh në kokën e Janez Lipnikut. Shumë pyetje fillojnë ta shqetësojnë në lidhje me adjunktin e ri, si thyerësi më i madh i zemrave të femrave në historinë sllovene, duke lënë një trashëgimi të pasur, plot me fotografi, të gati të gjitha femrave me të cilat kishte shkuar, por me mësuesen e re nga Dobrava, kishte ndodhur krejt ndryshe. Asaj i kishte kushtuar fjalët më të bukura që mund të shkruhen për dikë. Ajo kishte qenë një kapitull i madh i jetës së tij.

Por, çka ndodh më tej me Lipnikun kur lexon emrin e saj? Diçka e trullos… A kishte lidhje kjo femër me të kaluarën e tij, fëmijërinë? Në kokën fillojnë t’i vlojnë një sërë mendimesh të tjera: kush ishte Marijana, kush ishte femra me të cilën jetonte prej disa vitesh, sa dinte për të, që dinte aq shumë për fatet e njerëzve të futur në fondet e Arkivit Shtetëror?

Arkivisti ishte mësuar t’i çonte gjërat deri në fund, por kësaj nuk ia dinte fundin. Ai dinte vetëm diçka, se jetët e kaluara ishin groposur në dokumentet arkivore dhe kjo ishte, pa dyshim, më e rëndësishmja.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Fragment nga libri

Momentet nuk ishin të bukura vetëm për faktin se mund të rrinin qetë dhe ta gjerbnin atë përzierje të tyre të ngrohtë, por edhe për faktin se mund ta shikonin diellin. Ky diell, që i mundoi aq shumë, e shumë prej tyre i dërgoi në botën e përtejshme, ishte tërheqës dhe ishte gjëja e vetme që mund të vërehej përtej murit, gjëja e vetme e lirë dhe e papërdhosur, ky diell, tani që mëngjesin e tretë apo të katërt, apo cilindo qoftë, po lind i qetë, ngadalë, i qetësuar, siç duhet të lindë dielli i vërtetë, e jo ai në burg, apo në kampe të përqendrimit.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Druri pa emër”