Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Giorgio Montefoschi Dy vajzat me syte jeshile

Dy vajzat me sytë jeshilë

1,000ALL

Përktheu: Kledia Baçi & Sonila Kapo
Faqe: 400
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-922-0

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Erosi intensiv, si tërheqje mes trupave dhe shpirtit që nuk njeh rregulla dhe kufij, është protagonisti i madh i këtij romani, që shumë vetave mund t’u duket e pavërtetë, por në fakt është mbrojtësi i një të vërtete të thellë. Pietro dhe Laura janë dashuruar që kur kanë qenë të rinj. Pastaj ajo e la. U takuan sërish rastësisht, pas njëzet vjetësh, dhe përsëri shpërthen një pasion i papërmbajtshëm. Por Pietro është vetëm, ndërsa Laura e martuar dhe me dy fëmijë. Jeta ka ecur shumë përpara për dashurinë e tyre: brenda pak muajsh ndjenjat e fajit dhe një ngjarje dramatike bënë që të mbyllet përfundimisht marrëdhënia e tyre. Dhjetë vjet më vonë, Maria, vajza e madhe e Laurës, takon Pietron: edhe ajo, rastësisht. Është identike me mamanë e saj: ka zërin e saj, sytë e saj. Pietro, tashmë i vetëdijshëm që vajza po dashurohet me të, tronditet: i ndarë mes dashurisë që i inspiron Maria dhe nostalgjisë për humbjen e të vetmes grua që ka dashur dhe prej të cilës nuk ka mundur të çlirohet kurrë. Është një konflikt i thellë, ku sërish ndjenja e fajit përballet me tundimin.

Dy vajzat me sytë jeshilë tregon një dashuri të jashtëzakonshme, e aftë për të kapërcyer çdo limit, në kohë dhe hapësirë, që në sfond ka botën komplekse të familjes borgjeze në harkun e tre brezave.

I vendosur në Romën e mrekullueshme, në të gjitha kuptimet, romani merr forcë nga shkrimi i një rrëmuesi të pashoq të shpirtit njerëzor, të Giorgio Montefoschi-t, që përmes këtyre faqeve duket se na thotë: “Se të besosh deri në fund te dashuria, sot është i vetmi revolucion. Se besnikëria është tashmë e vetmja shkelje e mundur”.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

GIORGIO MONTEFOSCHI (1946), është një nga shkrimtarët e mëdhenj italianë.

Ndër romanet e tij kujtojmë:

Shtëpia e babait (1994, çmimi “Shtriga”),
Sekreti i lumturisë ekstreme (2001),
Nusja (2003) Ideja se të humbas (2006).

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Dy vajzat me sytë jeshilë”