Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

ditari-i-nje-pabesie

Emilios Solomou – Ditari i një pabesie

Author:

1,400ALL

Emilios Solomou
Ditari i një pabesie
Lloji: Roman
Përktheu: Kristo Pulla
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-9928-205-31-5
Formati: 15×23 cm
Faqe: 320
Çmimi: 1400 lekë

Botuar në shtator, 2015

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.
Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale. Tashmë Dhukarelit i duhet të bëjë edhe një gërmim tjetër, por këtë herë në thellësi të shpirtit të tij. Duke u endur në ato vende ku jetoi dhe punoi dikur, midis kujtimeve, nëpër fijet e padukshme që e lidhin me tri gra, nga lashtësia, nga e kaluara e afërt dhe nga e tashmja, nën diellin e detit Egje, midis shkëmbinjve, në atë tokë jopjellore, në atë det dhe kaltërsinë e tij të paanë, Dhukareli do të përpiqet të vendosë rregull në jetën e tij dhe të sjellë përsëri ndër mend ngjarjet që u zhvilluan në atë stinë vere – përcaktuese për jetën e tij.

Dhukareli, pas lejes disaditore që i dha ekipit të tij në mes të sezonit të gërmimeve, për të shkuar në shtëpitë e tyre, gjatë mbrëmjeve të para pas kthimit të tyre, u gjend përsëri në mes të asaj shoqërie të rinjsh, nën yjësinë e Kasiopesë. Dhe këtë herë, autokontrolli i vetvetes e tradhtoi. Piu shumë. Maki i ulur përballë tij, i zhytur në errësirë, shtrëngonte dorën e Antigonës dhe e përkëdhelte, por ajo nuk i kushtonte rëndësi. Vështronte Dhukarelin tek pinte. Në mendjen e tij ishte ngulitur pamja e asaj dore rinore që mbante shtrënguar pëllëmbën e saj. Pothuajse mund të ndiente prekjen e saj, gjakun e ngrohtë që rridhte nëpër deje, rruazat e bardha dhe të kuqe të gjakut, trombocitet, pikat e djersës që kullonin përmes gishtërinjve, nëpër vijëzat e lëkurës. Në mes tyre ishte zjarri bubulak, kërcinjtë dhe degëzat që e ushqenin. Ky lëshim që i bëri sonte vetes Dhukareli duke u dhënë pas pijes, bëri që edhe të tjerët të ndiqnin shembullin e tij, dhe kështu, ngaqë nuk ishin mësuar të pinin kaq shumë, pak para mesnate, i kishte zënë të gjithë gjumi në rërë.
Dhukareli shkoi përsëri te shkëmbi ndanë bregut dhe u fsheh. Bulkthet, afër bregut dhe në kodër, me atë eksitimin e tyre erotik, bënin zallamahi të paparë në përpjekje për të joshur femrat dhe për t’u çiftuar. U bë gati të kthehej përsëri pranë zjarrit, por ndërroi mendje. Dhe në po atë moment dëgjoi hapat e njohura duke ecur mbi guriçka. Këtë radhë nuk i përmbajti as ajo minutë e heshtjes dhe e ngurrimit. U bashkuan si dy bisha të egra aty pranë shkëmbit. Dhukareli shijoi buzët e saj, djersën në rrëzë të qafës, nën vesh, dhe pastaj vazhdoi në të gjitha pjesët e tjera të trupit, zoti profesor.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Emilios Solomou lindi në vitin 1971. Studioi për histori dhe arkeologji në Universitetin e Athinës. Ndoqi shkollën e lartë për gazetari. Punoi si gazetar në një gazetë të përditshme e sot jep mësim në një shkollë të mesme. Tregimet e tij janë botuar në revistat: “Pa të”, ­ “Epoka e re”, “Në fokus” dhe “Mandragoras”. Disa prej tyre janë përkthyer dhe botuar në anglisht dhe në bullgarisht. Ka botuar tri vepra në prozë: “Dordoleci”, “Si një zog fluturove”, “Një sëpatë në duart e tua”. Për këtë të fundit është nderuar me Çmimin Kombëtar të Qipros për Romanin në vitin 2007.
Është anëtar i redaksisë së revistës letrare “Anef”, dhe ka qenë për tri mandate anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve të Qipros, të cilën e përfaqësoi nëpër kongrese në Europë. Romani Ditari i një pabesie, u prezantua tetorin e kaluar në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, në stendën e Greqisë. Në vitin 2008 përfaqësoi Qipron në Panairin e Librit të Lajpcigut, në programin “Gjuhë të vogla – Letërsi të mëdha”. Boton vazhdimisht kritikë letrare nëpër revista dhe prezanton libra në aktivitete të ndryshme.
Ditari i një pabesie, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë në vitin 2013, është botuar në Poloni, Gjermani, Shqipëri dhe FYROM. Të drejtat e tij janë shitur për t’u botuar edhe në Serbi, Hungari, Bullgari, Slloveni, Kroaci dhe Francë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Emilios Solomou – Ditari i një pabesie”