Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Festa e kthimit – Carmine Abate

Author:

600ALL

Roman
Përktheu: Sonila Kapo
Faqe: 176
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-673-1

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Një baba dhe një djalë. I pari tregon jetën e tij si emigrant mes nisjeve dhe kthimeve, mes Francës dhe vendit të tij; i dyti tregon inatin dhe kohën humbur me të atin, por edhe magjinë e fëmijërisë, në një vend të gjallë e të harlisur. Përpara tyre një zjarr i madh i ndezur në oborr, natën e Vitit të Ri. Të dy kanë sekretin e tyre që e fshehin, një sekret që lidhet me dashurinë, që ka vajza e madhe e shtëpisë me një mashkull misterioz. Një enigmë që zbulohet pak nga pak deri në fund. I vendosur në një vend të arbëresh të Kalabrisë, e i rrëfyer nga dy zëra të pangatërrueshëm për sa i përket aftësisë, për t’u shprehur në dy gjuhë (arbëreshe dhe italiane). Festa e kthimit është njëherësh histori dashurie, roman, i prirur për denoncimin e kushteve të jetës që shtyjnë shumë njerëz nga Jugu i Italisë të kërkojnë fatin në emigrim. Një roman i pazakontë e intensiv, mbi vështirësitë e rritjes, mbi mundimin e lamtumirës dhe kuptimit të jetës.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Carmine Abate ka lindur në 1954 në Carfizzi, një komunitet arbëresh, (italo-shqiptar), në Kalabri dhe emigroi në moshë të re në Gjermani. Sot jeton në Trentiono, ku edhe jep mësim. Ka botuar së pari në Gjermani në 1984, përmbledhjen me tregime, Muri i mureve i cili u botua edhe në Itali, në 1993. Ndër të tjera ka publikuar librin me poezi, “Tokë që lëviz”, (1996) dhe tre romane: “Kryengritja e Skënderbeut” (1999), “Balloja rrethore” (1991 dhe 2000) dhe “Midis dy deteve”. Librat e tij fitues të shumë çmimeve letrare dhe internacionale, janë përkthyer në shumë vende të botës.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Festa e kthimit – Carmine Abate”