Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Paulo Coelho - Fitimtari eshte i vetem

Fitimtari është i vetëm – Paulo Coelho

Author:

800ALL

Roman
Përktheu: Gëzim Qëndro
Faqe: 400
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-637-3

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Këta dhjetëvjeçarët e fundit po jetojmë në gjirin e një kulture që parapëlqen famën, pasurinë dhe pushtetin, dhe pjesës më të madhe të njerëzve u kanë mbushur mendjen se aty qëndrojnë vlerat e vërteta me të cilat duhet përshtatur. Ajo që nuk dimë është se prapa kulisave, ata që tërheqin fijet, mbeten të panjohur. Ata e dinë që pushteti i vërtetë është ai që nuk shihet. Dhe pastaj, kur është tepër vonë, jemi kapur në grackë. Ky libër flet pikërisht për këtë grackë.
Te libri “Fitimtari është i vetëm”, tri nga katër personazhet shohin t’u manipulohen ëndrrat:
Igori, milioneri rus, që mendon se ka të drejtë të vrasë për një çështje të drejtë, të shpërfillë vuajtjen e një qenieje tjetër, apo të fitojë hiret e gruas që dashuron.
Hamidi, manjati i modës, niset me qëllimet më të mira, deri sa e vë përfund sistemi që po përpiqej të përdorte.
Gabriela, e cila, si shumica e njerëzve sot, është e bindur se lavdia është qëllim në vetvete, shpërblimi më i lartë në një botë që përlëvdon famën si plotësimin e epërm të jetës.
Ky libër nuk është një roman drithërues, por një tablo e saposkicuar e botës së sotme.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Gishti i madh i dorës së djathtë të Igorit shtyp fytin e Olivias dhe gjaku pushon së ngjituri deri në tru. Në të njëjtën kohë, dora tjetër e tij shtyp një pikë të caktuar pranë sqetullës, duke provokuar paralizimin e muskujve. Nuk ka tkurrje; tani nuk duhen veçse dy minuta.
Olivia duket sikur po fle në krahët e tij. Përpara se të largohej, ai e puthi në ballë bukuroshen e fjetur dhe i pëshpëriti:
– Siç e patë, e mbajta premtimin, nuk ju qëllova.
(Fragment nga libri)

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Paulo Coelho, ka lindur në Rio de Zhaneiro në 1947.
Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.
Veprat e tij, të botuara në më shumë se 160 vende dhe të përkthyera në 66 gjuhë, janë shitur në më shumë se 100 milionë kopje në të gjithë botën.
Midis çmimeve që ka marrë autori mund të përmendim: “Çmimi Kristal” 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalia e Artë” e Galicisë. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Më 21 shtator 2007 atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes”.
Më 2009, Paulo Coelho u përfshi në Librin e Rekordeve Guiness si autori i librit më të përkthyer (Alkimisti).
Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë botuar edhe nga Shtëpia Botuese “Toena”, përmendim: Alkimisti, Mali i pestë, Veronika vendos të vdesë, Djalli dhe zonjusha Prym, Njëmbëdhjetë minuta, Manuali i luftëtarit të dritës, Pelegrini i Kompostelës, Zahiri, Shtriga e Portobellos, Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, etj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Fitimtari është i vetëm – Paulo Coelho”