Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Hasan Cipuri, Fjalor serbish- shqip pr katalog

Fjalor serbisht-shqip

Author:

2,600ALL

Faqe: 704
Formati: 16.5 x 23 cm
ISBN: 99927-1-757-2

Përshkrimi Librit

Fjalori shqip-serbisht rrok 43.000 fjalë-tituj dhe rreth 25.200 shprehje, frazeologjizma e fjalë të urta, të cilat do të japin ndihmesën e tyre në leksikografinë e gjuhës shqipe. Ai do t’u vijë në ndihmë përdoruesve të sferave të ndryshme profesionale, studentëve, përkthyesve dhe të gjithë atyre që janë të interesuar për të mësuar shqipen dhe serbishten.

Fjalori përfshin pjesën dërrmuese të fondit të Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 1980 dhe të Fjalorit të shqipes së sotme, ribotim i vitit 2002, fjalësit e fjalorëve shqip-gjuhë të huaja të botimeve më të fundit, si dhe një sasi fjalësh e termash të rinj shkencorë e teknikë, që janë futur në përdorim vitet e fundit në gjuhën shqipe si kalkë ose huazime të pranueshme përgjithësisht. Veç këtyre, janë konsultuar edhe një varg fjalorësh të shënuar në bibliografinë e këtij fjalori. Fjalët janë zbërthyer dhe janë ilustruar me shembuj të larmishëm përdorimi konkret e të figurshëm në të dy gjuhët përqasëse.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Fjalor serbisht-shqip”