Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

fletorja-rezervat

Fletorja rezervat – Besnik Mustafaj

Author:

800ALL

ISBN: 978-99943-1-555-5
Formati: 13×20 cm
Faqe: 272

 

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Fletorja rezervat ka formën e një vëzhgimi të vetë autorit Mustafaj, i cili paraqet jetën politike-shoqërore të tij në kohën kur ushtronte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë në Francë. Vëzhgimet janë ato me përmbajtje të panevojshme dhe stil të papranueshëm për “valixhen diplomatike”. Pra, në një mënyrë a në një tjetër, janë vëzhgimet e shkrimtarit. Nuk është as ditar, në të cilin përshkruhet veprimtaria e përditshme e autorit. Edhe më pak këto janë kujtime.
Ky libër mbart përmbledhtazi tharmet e qasjes personale të Besnik Mustafajt ndaj Francës dhe Europës Perëndimore në përgjithësi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

“…E di se zbulimi i simptomave të tua te të tjerët nuk është ngushëllim. Mbase dhe kjo pikë e përbashkët ka dobinë e vet: edhe veset, dobësitë, duhet t’i ndihmojnë individët dhe popujt të kuptojnë njëri-tjetrin ashtu si virtytet. Nuk e kam ende të qartë nëse edhe francezët vuajnë nga ky kompleks. Por, kur do të vija në Paris si ambasador në vjeshtën e vitit 1992, shumë veta, në Tiranë, midis të cilëve edhe adhurues pa kushte të kulturës, të historisë e të qytetërimit francez, më thanë me njëfarë dëshpërimi se më kot shpresoja në një afrim franko-shqiptar…”

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Besnik Mustafaj hoqi dorë nga politika për t’ju përkushtuar tërësisht shkrimit. Vepra e tij letrare përfshin poezi, tregime, proza për fëmijë, ese, skenarë filmash, romane dhe përkthime.
Mustafaj vlerësohet nga kritika si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë moderne shqipe. Toena gëzon të drejtën e paraqitjes së gjithë veprës së tij në shqip. Në katalogun tonë kanë zënë vend tashmë eseja e tij politike “Midis krimeve dhe mirazheve”, ditari diplomatik “Fletorja rezervat”, përmbledhja e përkthyer me poezi të zgjedhura nga Nazim Hikmet “Barra e shenjtë” si dhe romanet “Daullja prej letre” dhe “Boshi”.
“Legjenda e lindjes sime” është një përzgjedhje e krijimtarisë poetike të Mustafajt, shkruar në dhjetëvjeçarin 1976-1986 dhe botuar në librat “Motive të gëzuara” (1978), “Pragu i verës” (1985), “Fytyrë burri” (1987), si dhe nëpër revista e gazeta letrare më parë e më pas. Janë përfshirë këtu dhe një numër i vogël poezish, mbetur nëpër fletoret e autorit për arsye që lidhen me qëndrimin e poetit ndaj tyre në një periudhë të caktuar ose me hapësirat e lirisë së botimit, që jepte koha kur janë shkruar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Fletorja rezervat – Besnik Mustafaj”