Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Funerali i hijes – Odise Kote

Author:

1,000ALL

Romani e vendos subjektin në kohën e ndryshimeve social politike në Shqipëri, në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar, duke e vendosur në qytetin e Gjirokastrës. Kuptohet, që nga kjo hyrje, se lexuesi e merr me mend se do ta presin të papritura të çuditshme, dekore dhe personazhe të veçantë, të papërsëritshëm. Rreth një ngjarjeje të vetme – zhdukjes së bankierit Petro – vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e papritur që po vjen, po shemb të gjitha pikat e mëparshme të referencës. Bota e vjetër po vdes, duke mos e pasur të lehtë; ajo endet si fantazmë nëpër qytet dhe, e kërleshur me të renë, krijojnë së bashku një atmosferë surealiste, ku i gjalli me të vdekurin janë një qënie e vetme. Të rinj, të vjetër, gra, burra, sakatë, të marrë e të mençur janë pjesë e këtij karuseli, ku të gjithë kërkojnë kuptimin e ekzistencës.

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Lloji: Roman
Autori: Odise Kote
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-9928-235-24-4
Formati: 13×20
Faqe: 304

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Odise Kote, poet e romancier, tregimtar, po edhe publicist, po edhe me sprova dramaturgjie (monodrama Performance, 2015) së fundmi ka dalë përpara lexuesit me romanin e tij të fundit Funerali i hijes. Botim i shtëpisë Botuese TOENA.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Funerali i hijes – Odise Kote”