Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ilir Hashorva - Gandi II

Gandi, Filozofia dhe Feja, Gandizmi, Pjesa II – Ilir Harshova

Author:

1,200ALL

Monografi
Faqe: 256
Formati: 16.5×23 cm
ISBN: 978-99943-1-667-0

Përshkrimi Librit

Cilido që e di dhe e pranon filozofinë, si disiplinën që të jep një status të lartë në hierarkinë e të kulturave, në këtë pjesë të librit të Gandit, ku jepet filozofia e tij, nuk do të gjejë atë që mendon. Kushdo që dëshiron të ndryshojë e të përmirësojë veten; kushdo që dëshiron t’i shërbejë shoqërisë, atdheut dhe botës; kushdo që do që të bëhet më i përulur, më pak konformist, më shumë idealist, më i drejtë, më i vërtetë, më me karakter, më i moralshëm, më modest; kushdo që do të çlirohet nga çdo lloj paragjykimi e zgjedhe, kushdo që do të ecë sipas parimit më të lartë, sipas parimit të së vërtetës, në këtë pjesë të librit për Gandin, ku jepet filozofia dhe feja e tij, do të gjejë atë që i duhet.
Cilido që për nga natyra ka një predispozitë butësie, që vlerëson moralin dhe të vërtetën, të drejtën dhe të padhunshmen, do ta përqafojë menjëherë këtë pjesë të librit për Gandin. Cilido që për nga natyra ka një predispozitë egërsie, që nuk vlerëson moralin dhe të vërtetën, të drejtën dhe të padhunshmen, ndofta do ta modifikojë pak temperamentin dhe karakterin e tij, pasi të ketë lexuar këtë pjesë të librit për Gandin.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Gandi, Filozofia dhe Feja, Gandizmi, Pjesa II – Ilir Harshova”