Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gjinekologjia

Author:

3,000ALL

Faqe: 512
Formati: 16,5 x 23 cm
ISBN: 978-99943-1-929-9

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Në librin “Gjinekologjia” trajtohen gjerësisht problemet e diagnostikimit, mjekimit e masat profilaktike për sëmundjet gjinekologjike, por, gjithashtu, autori kalon dhe në interpretime e shpjegime të disa problemeve sociale, madje edhe psikologjike. Materiali është ndërtuar me një logjikë progresive të rrjedhshme dhe i përshtatshëm për çdo problem në veçanti. Rëndësi e veçantë u kushtohet problemeve aktuale e të rëndësishme, siç janë: sëmundjet seksualisht të transmetueshme – SIDA, probleme të onkologjisë, higjienës dhe profilaksisë. Materiali është grupuar në gjashtëmbëdhjetë kapituj, duke filluar nga të dhënat anatomike të organeve gjenitale femërore, të jashtme dhe të brendshme.

Në përgjithësi, të dhënat e përshkruara në libër, si ato të anatomisë dhe të fiziologjisë, shoqërohen me fotografi, tabela dhe grafikë të ndryshëm, të cilët ndikojnë pozitivisht në të kuptuarit të fenomeneve të ndryshme gjinekologjike. Çdo problem i paraqitur në këtë libër është trajtuar në mënyrë dinamike, funksionale dhe i mbështetur mbi njohuritë e reja e bashkëkohore.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Gjinekologjia”