Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

histori-te-aventurave-alpinistike

Histori të aventurave alpinistike – Aleksandër Bojaxhi

700ALL

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 471 – 3
Formati : 13 x 20 cm
Faqe : 368

 

Kategoria .

Përshkrimi Librit

Ky libër i drejtohet të gjithë atyre lexuesve që duan të shuajnë kureshtjen e të mësojnë diçka më tepër mbi artin dhe metodat e ngjitjeve nëpër majat më të larta të botës, art i cili ka tri anë: artin e shkëmbit, artin e borës dhe artin e akullit.
Kjo veprimtari filloi si një përpjekje për të arritur pikën më të lartë të maleve të pangjitura, por me kalimin e kohës u degëzua në specializime që i adresohen qasjeve të ndryshme të ngjitjes së maleve.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Ngjitja e maleve është sporti, hobi ose profesioni i ecjes, ngjitjes, gjurmësimit dhe kacavarjes lart të maleve. Në Evropë këto njihen me emërtesën alpinizëm, në Amerikë me emërtesën mountaineering (mountëniring). Ndërkohë që kjo veprimtari filloi si një përpjekje për të arritur pikën më të lartë të maleve të pangjitura, me kalimin e kohës u degëzua në specializime që i adresohen qasjeve të ndryshme të ngjitjes së maleve. Sot mundet të themi që alpinizmi ka tri anë: artin e shkëmbit, artin e borës dhe artin e akullit, në vartësi nga fakti se rruga e zgjedhur për në majë të malit kalon nëpër shkëmb, nëpër borë apo nëpër akull. Shpesh, rruga e zgjedhur për në majë i përmban që të tria këto. Secila nga këto anë kërkon aftësi të mëdha atletike e teknike, por edhe përvoja është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Nëse do të bënim një listë të ngjitësve të sotëm, ata do t’i emërtonim në ngjitës malesh (alpinistë), ngjitës shkëmbinjsh (kacavarës), ngjitës të harcave (gurëve të mëdhenj) (përsëri kacavarës apo harca), si dhe ngjitës të akujve (përsëri kacavarës). Në këtë botim do të flitet vetëm për alpinistë dhe ngjitje alpinistike. Këtu përshkruhen historitë e aventurave për arritjet më kulmore në sportin e alpinizmit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Aleksandër S. Bojaxhi ka lindur në Tiranë, më 20 tetor 1943.  Shkollimin e parë e ka kryer në vendlindje dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega fizikë, në vitin 1965. Ka punuar si mësues, kryesisht i lëndës së matematikës, në shkolla parauniversitare në vise të ndryshme: Patos, Krrabë, Kamëz e Tiranë, deri në vitin 1992. Krahas mësimdhënies, gjatë periudhës 1983-1992 ka punuar pranë “Shtëpisë Mësuesi” për probleme të ndryshme të planifikimit e statistikës të Seksionit të Arsimit për qytetin dhe rrethin e Tiranës. Në vitin 1992 emigroi në SHBA ku punoi si mësues i matematikës në shkolla të mesme e 8-vjeçare (në këtë të fundit si mësues i nxënësve të përzgjedhur e me dhunti në matematikë dhe shkencat natyrore). Në ShBA, krahas mësuesisë, ndoqi edhe kolegje të ndryshme me synimin për një edukim perëndimor. Më 1999 u diplomua me titullin “Master of Education” nga Towson University i shtetit Maryland. Gjatë viteve të fundit ka botuar disa studime në fushën e arsimit, në veçanti, dhe të edukimit, në përgjithësi, si: “Disiplina në klasën mësimore”, “Prindi, mësuesi më i parë e më jetëgjatë i fëmijës”, si dhe artikuj e studime po të kësaj fushe. Hobi i Aleksandrit është natyra, në veçanti ushtrimi i sportit të alpinizmit. Nuk kanë munguar shkrimet e tij në këtë sport dhe kohët e fundit ka botuar punimet: “Nëpër Bjeshkët e Namuna”, “Argëtime në Natyrë” dhe “Histori të Aventurave Alpinistike”.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Histori të aventurave alpinistike – Aleksandër Bojaxhi”