Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

iris-hanika-thelbesorja-ne-jete-ok-ok

Iris Hanika – Thelbësorja në jetë

Author:

1,000ALL

Iris Hanika
Thelbësorja në jetë
Lloji: Roman
Përktheu: Shpëtim Çuçka
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-9928-205-42-1
Formati: 15×23 cm
Faqe: 224
Çmimi: 1000 lekë

Botuar në janar, 2016

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Rreth Librit

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.
Hipoteka e rëndë e Holokaustit rëndon mbi ndërgjegjen e çdo gjermani, por kjo nuk mund t’i pengojë të dashurojnë, të jenë të dashuruar dhe ta shikojnë të ardhmen me qetësi.
Romani është provokues, pasi thelbësorja transformohet në diçka mjaft të ndryshme për gjithsecilin. Graciela, e përfshirë në një marrëdhënie me një burrë të martuar, gjen thelbësoren te shkëmbimet seksuale; për Hansin është arkivi i kompjuterizuar i institutit ku punon; për shoqërinë gjermane thelbësorja është të vazhdojë të ndriçojë atë çka është e errët, të hedhë dritë mbi të shkuarën, të gdhendë emrat e të internuarve mbi gurët e kalldrëmeve, apo të ngrejë monumente çimentoje në kujtim të përjetshëm të historisë…
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar.

Iris Hanika lindi në Würzburg, më 1962. Që prej vitit 1979 jeton në Berlin. Pasi mbaroi liceun, ndoqi studimet për Letërsi të Përgjithshme dhe të Krahasuar në Universitetin e Lirë të Berlinit.
Fillimisht Iris Hanika punoi si përkthyese dhe gazetare e pavarur. Më pas si kritike për librat politikë në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe si redaktore në revistën “Merkur”.
Ajo u njoh si shkrimtare me romanin e saj të parë “Katerina ose ekzistenca e detyrimit”. Përveç romaneve ka shkruar, gjithashtu, ese, përmbledhje kronikash si dhe është pjesë e një vepre artistike kolektive, të titulluar “Berlin im Licht: 24 Stunden Websam”.
Iris Hanika është vlerësuar me çmimet: “Hans Fallada” të qytetit Neumünster (2006), si dhe Çmimin Europian për Letërsinë në nëntor të vitit 2010 për romanin “Thelbësorja në jetë”.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Iris Hanika – Thelbësorja në jetë”