Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ishulli - Victoria Hislop

Ishulli – Victoria Hislop

Author:

1,400ALL

Lloji: Roman
Përktheu nga origjinali anglisht: Platon Pulla
ISBN: 978-9928-4271-4-4
Formati: 15×23 cm
Faqe: 424

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Në prag të marrjes së një vendimi që do t’i ndryshonte jetën, Aleksis Filding dëshiron të mësojë për të kaluarën e nënës së saj. Por Sofia, e ëma, nuk i ka folur kurrë për këtë. I ka treguar vetëm se është rritur në një fshat të vogël të Kretës, para se të shkonin në Londër. Por kur Aleksis vendos të vizitojë Kretën, Sofia i jep një letër për miken e saj të vjetër dhe i premton se ajo do ta ndihmojë të mësojë shumë më tepër.

Me të mbërritur në Pllaka, Aleksis mahnitet tek sodit atë qytezë të ndërtuar mbi shkëmb përballë ishullit të vogël e të vetmuar të Spinalongës – ish koloni e lebrozëve në Greqisë. Më pas, ajo gjen Fotininë, dhe më në fund dëgjon historinë që Sofia e kishte varrosur gjatë gjithë jetës së saj: historinë e stërgjyshes nga mamaja, Elenit, dhe të bijave, historinë e një familjeje të përndjekur nga tragjeditë, nga lufta dhe nga pasionet. Ajo zbulon se sa ngushtë është e lidhur me këtë ishull dhe sa të përkushtuar janë banorët e ishullit në ruajtjen e sekreteve te tij.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Victoria Hislop lindi më 1959 në Bromli, Kent, dhe ndoqi shkollën Tonbridge Grammar. Studioi anglisht në Kolegjin St. Hilda të Oksfordit dhe fillimisht punoi si gazetare për rubrikat mbi udhëtimet në gazetat Sunday Telegraph, the Mail on Sunday dhe Woman & Home, para se të bëhej romanciere. Ka jetuar në Londër për më shumë se 20 vite dhe tani jeton në Sisingharts, Kent, me bashkëshortin dhe dy fëmijët.  Romani i saj i parë “Ishulli ” u botua më 2005 dhe Victoria Hislop u shpall Newcomer of the Year nga Galaxy British Book Awards 2007 dhe fitoi konkursin Richard & Judy Summer Read. I përkthyer në 26 gjuhë, ai është shitur në më shumë se dy millionë kopje në të gjithë botën. Në Francë ky libër është kurorëzuar me Çmimin e Lexuesve të Livre de Poche në vitin 2013. Edhe libri i saj i dytë “Kthimi” (2009) njohu gjithashtu sukses. Më pas botoi edhe dy romane të tjerë “Kërcënimi” (2012) dhe “Një kërcim i fundit” (2013).  “Lindja e diellit” (2014) nuk është hequr nga lista e librave më të shitur në Angli që prej botimit të tij.  Kanali televiziv grek Mega ka realizuar serialin “To Nisi” (“Ishulli”) duke marrë shkas nga ky libër.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Ishulli – Victoria Hislop”