Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Jeta që na dhanë

Author:

800ALL

Faqe: 280
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-909-1

Kategoria .

Përshkrimi Librit

Individi i rrëfyer nga Londo duke nisur nga vetja është një njeri pezull ndërmjet asgjësë, ankthit dhe dyshimit, i sulmuar në bindjet personale. Statusi i këtij individi është tjetërsimi, të jetuarit e jetës që i kanë dhënë dhe jo i jetës që do vetë.
Rrëfimi i Bardhyl Londos në këtë libër të jetës është dëshmi e luftës për të mbetur njeri, por edhe një lufte tjetër më të vështirë: të asaj për të mbetur shkrimtar në një shoqëri me dy ngjyra.

Në optikën time, ky libër është rrëfimi më i plotë dhe më i ndershëm që një shkrimtar shqiptar ka bërë deri më sot për atë që ka qenë dhe mbi të gjitha për ç’nuk ka qenë.

Ne kemi kryevepra në llojin e memuarialistikës të tipit “Rrno vetëm për me tregue”, por ende nuk kemi të tilla nga shkrimtarët që nuk ishin të persekutuar në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës të atyre që kanë jetuar në liri duke nënkuptuar jetën normale brenda atij sistemi, domethënë jo në burg.
“Jeta që na dhanë” në pak kohë do ta fitojë këtë status, sepse shkrimtari ka zgjedhur një rrugë të vështirë: rrëfimin e skajshëm dhe të vërtetën, së cilës nuk i bishtnon as kur bëhet fjalë për Bardhyl London.”

Agron Gjekmarkaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të pakëndshme sa herë kam menduar që qoftë dhe kalimthi të filloj të shkruaj kujtime. Më është dukur se kujtimet lidhen dashje pa dashje me pleqërinë. Por a janë radhët e mëposhtme kujtime?
Prirja e njeriut për të dëshmuar është shumë e lashtë. Ajo lind së bashku me qenien njerëzore, udhëton gjithë jetën me të dhe, si në saje të veprimit të ndonjë mrekullie, apo fuqie hyjnore, njeriu vazhdon të dëshmojë edhe pas vdekjes së tij, vazhdon të dëshmojë me atë që ka lenë pas, me njerëzit dhe të afërmit që trashëgojnë gjakun e tij, me kujtimet që krejt si pa u kuptuar vazhdojnë udhën e tyre te të afërmit dhe të njohurit. Njeriu vazhdon të dëshmojë edhe me varrin, madje dhe me mbishkrimin në varrin e tij. Duke parë varrin që ia kanë ngritur të afërmit, mënyrën si ia kanë shkruar emrin, apo si dhe sa herë e pastrojnë atë, çfarë lulesh vendosin apo kanë mbjellë nuk është e vështirë të kuptosh marrëdhëniet e të vdekurit me njerëzit që jetojnë ende, por nuk është e vështirë të kuptosh edhe kulturën, edhe emancipimin e një populli. Kultura e një populli duket sidomos nga varrezat dhe nga tualetet: sa më të pastra dhe të mirëmbajtura të jenë këto, aq më të kulturuar dhe më të emancipuar janë popujt, apo kombet të cilëve u përkasin, apo të cilët i kanë ngritur këto dy institucione

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Libra të autorit

Krisma dhe trëndafila
Hapa në rrugë
Emrin e ka dashuri
Si ta qetësoj detin
Vetëm Itaka (Prishtinë)
Ditë njerëzore
Kur perënditë ndaluan vetëvrasje
Eksodi i yjeve (Shkup)
Shenjtor dhe djall
Tempulli brenda dhe jashtë
Shën Shiu
Fluturimi i korbave
Jeta që na dhanë
Poezi turke e shekullit XX (bashkëautor)
Yehuda Amichai, Mister i përjetshëm (përkthim)
Adam Zagajewski, Qyteti ku dua të jetoj (përkthim)

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Jeta që na dhanë”