Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Juda puthte mrekullisht

500ALL

Përktheu:  Niko Kacalidha
Faqe: 296
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99927-1-279-5

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Personazhi qendror i këtij libri është një grua e re, bashkëshorte dhe nënë, që ashtu si edhe një kërmill, mbart përherë mbi shpinë natyrën e saj femërore dhe sigurisht qëllimet e çdo gruaje të zakonshme: të formojë familje, ta ruajë atë të bashkuar, të jetë tërheqëse, të mos e trembë pleqëria e ardhshme, të mos hidhet nga ballkoni kur të mbërrijnë lajmet  e këqija.
Por, nga ana tjetër, i shoqi, mbartës i botëkuptimit tipik mashkullor, nuk mendon dhe s’mund të mendojë në të njëjtën mënyrë. Çfarë ndodh? Kur fillojnë e përplasen botët e tyre? Kur dhe në ç’rrethana e ardhmja e tyre e përbashkët kriset në mënyrë të pashmangshme? Si arrin të thyejë klishetë e një gruaje të zakonshme, Eleni 36-vjeçare? Dhe a del ajo fitimtare me lojërat që vetë jeta i kurdis?
Po të vendosni ta lexoni romanin “Juda puthte mrekullisht” do të zbuloni të gjitha këto, të shkruara me një humor të hollë e të zgjuar. Po të vendosni ta lexoni, do të merrni sigurisht kënaqësinë që mijëra lexues në të gjithë botën evropiane dhe përtej saj kanë provuar në shoqërinë e tij. Dhe mbase do të trishtoheni për pak, po me siguri në fletën tjetër do të qeshni me zemër, ashtu si nuk keni qeshur prej shumë kohësh…

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Maira Papathanasopulu lindi në Athinë, më 1967.
Studioi për filologji gjermane dhe punon si përkthyese. “Juda puthte mrekullisht” është romani i saj i parë, botuar më 1998. Ky roman njohu një sukses të pakapur më parë nga roman tjetër gjatë gjithë dhjetëvjeçarit. Ndërkohë, u përkthye dhe u botua në 15 gjuhë të huaja. Veç kësaj, me skenar të bazuar në këtë roman, televizioni grek realizoi një nga serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave. Maira Papathanasopulu ka botuar gjithashtu edhe romanet “Lidhjet e athëta të botës mashkullore” më 2000, “Pushteti im i ëmbël” më 2004,  si dhe dy libra të ilustruar për fëmijë

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Juda puthte mrekullisht”