Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Frederik Mocka - Keshtu na vret jeta

Kështu na vret jeta

Author:

500ALL

Gjinia: Roman

Faqe: 184

Formati: 13 x 20 cm

ISBN: 978-99943-1-992-3

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

“Kështu na vret jeta” është një histori dashurie emocionuese dhe tronditëse. Me një subjekt të thjeshtë dhe tepër tërheqës, një roman i shkruar për dashurinë, për dashurinë rinore të dy krijesave njerëzore, dy të rinjve që kërkojnë të gjejnë lumturinë, të krijojnë një jetë të re pa e kthyer kokën pas.

Ndofta fatale mund të quhet shkatërrimi i lumturisë që përshkon romanin nga fillimi në fund, të një të riu të pushtuar nga kujtimet e bukura që kish kaluar me Ketin, të dashurën e tij, të cilat i dukeshin aq të largëta teksa vështronin madhështinë e universit dhe mahniteshin nga pafundësia e tij.

Tani asgjë nuk i pëlqente më, as yjet e pikëluar në qiell, as kori i dallgëve mbi breg, që dikur i dukej si muzikë kozmike. E ç’vlerë do të kishin të gjitha këto, kur s’e kishte Ketin pranë me kokën mbështetur në supin e tij dhe që i dhuronte copa parajsore nga trupi i saj? Kudo që shkonte, dhembja e ndiqte pas. Mundohej dhe të qeshte, por thellë në skutat e errëta të shpirtit ndiente neveri. Nga dita në ditë po harronte ndijimet më të mrekullueshme që natyra ia kish dhuruar dhe fati po e brente ngadalë si pika e ujit që gërryen gurin e paepur. A mund të luftonte ai më tej? Apo ishte lidhur me aq fije të padukshme prej Ketit sa s’mund të çlirohej? Fundja, a donte ai të çlirohej? Këto dhe një seri pyetjesh të tjera do ta ndjekin heroin tonë hap pas hapi, derisa ta pushtojë heshtja e gjatë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Fragment nga libri

Rrezet e diellit i lëbyrën sytë. Gjergji u ngrit nga gjumi i ferrit me sy të mbufatur. Brodhi sytë nga shtëpia e heshtur, me dyer të shqyera ku era e fortë e natës së kaluar kishte lojtur vallen e përditshme me gjethet e thara dhe halat e pishave, duke i flakur andej-këndej sipas trilleve të saj. U çua në këmbë tërësisht i drunjëzuar, u fut brenda si somnambul, i ra shtëpisë qark, vështroi nga pylli shpresëplagosur se mos e shihte së bashku me Pushin e pandarë. Në bregun e braktisur qëndronte trungu murg, që i pati shuar shpresën e rrejshme të çastit. Asgjë veç rropatjes së dallgëve në breg, trandjes së zemrës që trokiste fort si të donte të shqyente dërrasën e kraharorit e të fluturonte s’di se ku hapësirave të pacak, fëshfërimës së erës nëpër degët e pemëve, që po i kthjellonin mendimin se kishte ngelur vetëm përballë peshës së jetës, pesha e të cilës i rëndonte e pamundur për ta mbajtur. Zemra, beze e grisur e laturisur me gjak. Pa thikën e hedhur përtokë, elektrikun e thyer, batanijen e pluhurosur nga rëra e sjellë gjatë natës dhe ndenji i shushatur, indigjen i braktisur në kryqëzimin gllabëronjës të ndonjë metropoli.

– O Zot, pse ma more? – ulëriu me gjithë forcën e mushkërive si bishë e plagosur.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Kështu na vret jeta”