Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Lesley Lokko Kryekeput mashtrim

Kryekëput mashtrim

Author:

1,200ALL

Faqe: 560
Formati: 15 x 23 cm
ISBN: 978-9943-1-917-6

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

E njohur si “Mbretëresha e Akullt”, Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet. Por, pavarësisht suksesit, ajo mbetet një mister; një rendëse pas përsosurisë, e mbyllur në vetvete e me disiplinë të hekurt, që rrallë jep intervista.

Është e suksesshme dhe e talentuar dhe kaq mjafton të dinë të tjerët.

Anelieza nuk flet kurrë për të shkuarën – madje as me vajzën e vetme, Kalanin. Është përpjekur me të gjitha forcat për ta hedhur mbas krahëve, duke qenë një kohë e vend ku Anelieza nuk do të kthehet më kurrë. Apo kështu mendon ajo. Deri kur, në një mbrëmje festive të veçantë, me rastin e Vitit të Ri, në strofkën e saj të magjishme në ishull, shfaqet një grua, të cilën Anelieza ka bërë çmos për ta harruar.

Në prag të daljes në pension, në kulmin e famës së Aneliezës, kjo e huaj sjell një histori që lipset të kallëzohet. Anelieza vëren me tmerr se e kaluara nuk mund të hidhet pas krahëve; ajo është pjesë e pandarë e të tashmes, përpos të gjitha përpjekjeve të saj për ta harruar…

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Lesley Lokko gjithmonë kishte ëndërruar të shkruante, por para se te bëhej shkrimtare, mes shumë punëve të tjera, kishte punuar si kameriere kokteji, punëtore kibuci, menaxhere zyre etj. Pas gjithë këtyre peripecive, ajo merr një vendimin të rëndësishëm në jetën e saj: të bëhet arkitekte. Edhe pse emocionohej nga dizenjimi i hapësirave, ajo kurrë nuk e humbi pasionin dhe dëshirën për të shkruar. “Një nga gjërat e mira për të qenë shkrimtar, është së ju mund ta bëni “atë” kudo – dhe unë e bëj”, shkruan ajo.

Pas pesë romaneve të suksesshëm, Lesley tani e ndan kohën midis Johanesburgut, Londrës, Akrës dhe Endinburgut, edhe pse vetë është nga Skocia dhe e rritur në Ganë. Asnjëherë nuk i ka pëlqyer ideja e të qëndruarit në një vend. Jeta e saj është gjithmonë në lëvizje. Pjesën më të madhe të kohës e kalon si udhëtare, nëpër aeroporte, duke u njohur me njerëz të rinj, mendime te reja, që shërbejnë si zanafilla e romaneve të saj.

Duke jetuar në dy apo tre vende, të cilët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ajo ka mësuar se pavarësisht çdo gjëje, njerëzit përjetojnë të njëjtat emocione: dashuri dhe miqësi, sekrete dhe gënjeshtra, pasione dhe xhelozi, dhe për një shkrimtar nuk ka frymëzim më të mirë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Kryekëput mashtrim”