Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Layout 1
Layout 1

Libri i artë i çokollatës – Carla Bardi

Author:

2,000ALL

Carla Bardi
Libri i artë i çokollatës
Lloji: Receta gatimi për çokollatë
Përktheu: Duri Taçe
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943-1-830-8
Formati: 16×21
Faqe: 320

Kategoria .

Përshkrimi Librit

E ëmbël, e hidhur, djegëse, e butë apo e fortë: çokollata, vetë “ushqimi i perëndive” dhe objekt i një kulti që përtërihet në shekuj, shërbehet që të shijohet në një pafundësi mënyrash të ndryshme dhe me shoqërime gjithmonë të reja. Vëllimi përmban 300 receta të zgjedhura, tradicionale e më të reja: përfshin nga biskotat te tortat, nga të bardhat te të errëtat, nga gjysmë të ftohtat, deri te pijet.
Niveli i vështirësisë, në zbatimin e recetave, është shprehur në shifra që shkojnë nga 1 deri në 3 (e lehtë, mesatare, e vështirë).

250 g miell i bardhë
100 g bajame
90 g pika çokollate e tretshme
125 g sheqer pluhur
260 g gjalpë
1 e verdhë veze
1 lugë esencë bajame
Çojeni furrë në temperaturë 170 ͦ C. Lyeni dy tava furre me yndyrë. Sitni miellin dhe sheqerin në një tas të madh. Me një mjet elektrik në shpejtësi të lartë futni edhe 25 g gjalpë të mbetur dhe të verdhën e vezës të rrahur lehtë. Shtoni edhe esencën e bajames, bajamet e grira imët dhe pikat e çokollatës. Ndajeni brumin në tava në toptha 2,5 cm njëri nga tjetri. Piqni biskotat për 20-25 minuta, ose, derisa të prarohen lehtë. Lërini të vaken në tavë derisa të forcohen lehtë.
Zhvendoseni në një skarë që të ftohen tërësisht.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Libri i artë i çokollatës – Carla Bardi”