Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Placeholder

Luani i Epirit

Author:

1,500ALL

Përktheu: Kristo Pulla, Foto Bixhili
ISBN: 978-99943-1-889-6
Formati: 14×20 cm
Faqe: 576

 

 

Përshkrimi Librit

Me saktësinë e një historiani dhe me mjeshtërinë e një shkrimtari, Spiro Mella na paraqet në plotërinë e tij Ali pashë Tepelenën – një nga figurat më të shquara të historisë sonë – për të shuar kureshtjen e lexuesve dhe për të marrë kënaqësinë e një romani interesant. Ngjarje dhe personazhe, që duken sikur veprojnë para syve tanë, të ftojnë të marrësh pjesë në përjetimet e tyre. Nuk mund të mos prekesh me ndodhi rrëqethëse, vrasje barbare, masakra dhe shumëçka tjetër.
Shekulli i tetëmbëdhjetë, mbase dhe ai i nëntëmbëdhjetë, nuk arritën të afirmojnë, nga Adriatiku deri në Detin e Zi, një figurë historike më mbresëlënëse, më të fuqishme, më të komplikuar dhe më enigmatike se ajo e Ali pashë Tepelenës. Ia arriti që, nga një hajdut ordiner kafshësh, i turpëruar, i përbuzur dhe që për kapjen e tij ishte vënë një çmim, të mbulojë me emrin e tij Shqipërinë, Epirin, Morenë, Thesalinë, Greqinë Kontinentale, Maqedoninë, gjithë Ballkanin dhe t’ia imponojë këtë emër kryeqyteteve të Europës Perëndimore dhe Lindore!

Shekulli i tetëmbëdhjetë, mbase dhe ai i nëntëmbëdhjetë, nuk arritën të afirmojnë, nga Adriatiku deri në Detin e Zi, një figurë historike më mbresëlënëse, më të fuqishme, më të komplikuar dhe më enigmatike se ajo e Ali pashë Tepelenës…
… Krijues si Pjetri i Madh, po aq i ashpër dhe barbar, por dhe dinak si Meterniku. Dhe nuk i mungonte asnjë prej veseve të tmerrshme dhe të neveritshme që i kanë faturuar Neronit.
Ai përfaqësonte tiranin, frikën, tmerrin dhe shkatërrimin për të gjithë ata që i prisnin rrugën, me dashje apo pa dashje, me dijeninë e tyre apo duke mos ia pasur fare idenë…
… Por atë kohë, shteti i tij, ishte rajoni i vetëm i Turqisë ku kishte rend, siguri, aty ku “ujku luante me qengjin dhe bilbili me qokthin”, ashtu siç këndonte, duke i thurur lavde administrimit të mirë dhe begatisë, Haxhi Shereti në “Alipashadën” e tij…
… Por që t’i japim hakun që meritonte, duhet të pranojmë se përveç këtyre, Aliun e karakterizonte trimëria dhe prirja për të bërë gjëra të mëdha. Nëse do të besonte te një ideal i lartë, Aliu do të ishte një prej heronjve të veçantë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ashtu siç mund të konsiderohet pa diskutim një prej politikanëve të fuqishëm të asaj periudhe…

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Luani i Epirit”