Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Lufta Italo-Greke - Diktatore e Kuislinge

Lufta italo-greke. Diktatorë e kuislingë

Author:

1,200ALL

ISBN: 978-99943-1-762-2
Formati: 14×20
Faqe: 408

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga “qeveria” e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.

New York Times, 25 dhjetor 1941.

Të mos ketë asnjë iluzion për rendin e ri. Tani gjermanët janë armiqtë tuaj dhe Kombet e Bashkuara janë aleatët tuaj… Vëllezër është koha të veproni, duhet të veproni nëse doni të shpëtoni vendin tuaj.

Thirrje e Fan Nolit nëpërmjet Zërit të Amerikës më 16 shtator 1943.

 

Më 8 dhjetor 1940 grekët hynë në Gjirokastër. Në Athinë u mbajtën demonstrata me thirrje: “Në Tiranë, në Romë”. Peshkopi Spiridon, i ardhur nga Janina, mbajti një fjalë jo për fitoren e radhës mbi italianët, por për bashkimin e qytetit me Greqinë.

Historia e Popullit Shqiptar, v. IV, faqe 44

 

Ngurimi i nacionalistëve shqiptarë për të luftuar ishte i pafalshëm nga pikëpamja historike dhe kur erdhi fundi i luftës atyre kjo nuk iu fal, ata e paguan shtrenjtë.

Reginald Hibbert, Albania’s National Liberation Struggle. The Bitter Victory,
London, 1991, p.106-107

 

Rreth librit

Lufta italo-greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë konfliktit që i vuri zjarrin Evropës. Në të vërtetë, në këto ngjarje Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti. Përveçse viktimë e agresionit italian, ajo ra viktimë edhe e luftës midis Italisë dhe Greqisë. Kjo shtron nevojën që lufta italo-greke të trajtohet edhe në një këndvështrim shqiptar. Sulmi nisi nga territori shqiptar dhe Shqipëria u bë shesh lufte.
Një aspekt tjetër, jo më pak i rëndësishëm, i viteve të okupacionit të huaj është veprimtaria e klasës politike që u vu në shërbim të okupatorit. Duke u rreshtuar në anën e agresorit, ata e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresionit në një palë ndërluftuese, pjesëmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë. Ata e vunë vendin, me akte zyrtare, në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbanin edhe firmën e kryeministrave kuislingë. Madje, jo vetëm kundër Greqisë, por edhe gjithë shteteve me të cilat Italia do të ishte në luftë. Paradoksalisht Shqipëria do të jetë në luftë edhe me Fuqitë e Mëdha të Koalicionit Antifashist: Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BS-në.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Lufta italo-greke. Diktatorë e kuislingë”