Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Lutje dimri

Author:

600ALL

 

ISBN : 978-99943-1-352-5
Shtëpia Botuese : Toena
Faqe : 180

 

 

Përshkrimi Librit

Thjesht është fjala për një poezi, përkatësisht për një ngasje poetike drejt mirësisë, poezi që në thelb, pavarësisht zënien e ngacmimit frymëzues, rrezaton mision drejt përsosmërisë. Në këtë frymë vjen i realizuar artistikisht komunikimi i saj mes impulseve të brendshme dhe detajeve, reflekseve nga përditshmëria. Tërë ato ngjyrime vijnë si autorrëfim i qetë dhe i urtë nga jashtë, por jo edhe pa dramacitet të brendshëm.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Flutura Açka ka lindur në Elbasan, 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi, më 2001, në Universitetin e Elbasanit.

Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.

Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997, ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane, ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998, u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Evropa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.

Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare.

Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Holandë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Lutje dimri”