Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Jan Mehlum -  Madrugada

Madrugada

Author:

1,300ALL

Faqe: 448
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-958-9

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Me romanin “Madrugada” Jan Mehlum përfshihet në debatin e ditës mbi politikën e emigrimit në Norvegji, trafikimin e qenieve njerëzore dhe burrat që dhunojnë gratë.

Jasmini është një azilkërkuese nga Irani, e cila ka marrë përgjigje negative për lejeqëndrim të përhershëm në Norvegji. Avokati Svend Foyn merr përsipër ta ndihmojë me këtë çështje, por, para se kërkesa e saj të shqyrtohet përfundimisht, ajo zhduket krejt papritur dhe në mënyrë enigmatike, duke lënë pas një çelës si të vetmen gjurmë të saj.

Zbulimi i të vërtetës për avokatin Foyn nuk do të jetë pa rreziqe. Të luftojë me autoritetet qendrore nuk është fusha e Foynit, por duke qenë se Jasmin Alavi është një grua jashtëzakonisht e bukur, ndjenjat këtë herë bëhen shtysë e fortë. Këto ndjenja përforcohen edhe më shumë kur Jasmini papritur zhduket. E kanë vrarë agjentët iranianë, ka kryer vetëvrasje, apo është kthyer me dëshirë në atdheun e saj?

“Madrugada” do të thotë ora para agimit – dhe kjo është ora e ankthit për Jasminin. Kjo ishte ora kur njerëzit e regjimit në Iran merrnin viktimat, i torturonin dhe në rastin më të keq i vrisnin ose i zhduknin. Krahas përjetimeve të tmerrshme, Jasmini përballet me rrezikun për ta dëbuar nga Norvegjia, aty ku shpreson të gjejë qetësinë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Rreth autorit:

Jan Mehlum lindi në Tonsberg, Norvegji, më 1 janar 1945.

Është shkrimtar norvegjez dhe profesor i asociuar në Universitetin e Vestfoldit. Studimet e larta i ka kryer për sociologji në Universitetin e Oslos.

Mehlum ka punuar si mësues, duke u marrë më së shumti me edukimin e fëmijëve, me drejtimin e kompanive, organizatave mjedisore dhe zhvillimin kulturor.

Në vitin 1996 doli me romanin e tij të parë kriminalistik “Kohët e arta”, ndërsa “Madrugada” është romani i dhjetë i tij, ndër 14 të botuarit deri tani.

Ai është fitues i çmimit “Riverton” (çmim i përvitshëm për letërsinë më të mirë kriminalistike në Norvegji).

Duke u bërë i njohur si autor i romaneve kriminalistikë, sidomos me avokatin dhe detektivin e tij Svend Foyn, ai i zbavit lexuesit me cilësitë e njohura të këtij lloj romani.

Romanet e tij janë përkthyer në gjermanisht, holandisht dhe suedisht.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Madrugada”