Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

download (33)

Malësia e Dangëllisë – Nasip Meçaj

Author:

800ALL

ISBN: 99943-1-204-9
Faqe
: 232
Formati: 14×20 cm

Përshkrimi Librit

Malësia e Dangëllisë shtrihet në Krahinën Malore Jugore dhe bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të Vjosës dhe Osumit, por pjesa më e madhe e saj përfshihet në pellgun e Osumit, me sipërfaqe 214 km². Ndodhet në një territor kodrinoro-malor dhe ndërpritet nga degët kryesore të Vjosës dhe Osumit, si: Lengarica, Lemnica, Kreshova dhe një numër degësh të tjera më të vogla.
Në hartimin e kësaj monografie kemi përdorur të dhënat e nxjerra nga ekspeditat e kryera në terren, fletë-anketat e organizuara me banorët dhe të dhënat e nxjerra nga shfrytëzimi i buletineve për klimën, hidrografinë, dherat, mbulesën bimore, kafshët e egra, etj.
Qëllimi kryesor është që të japim një studim sa më të hollësishëm, duke përfshirë të gjithë përbërësit e peizazhit gjeografik, veçoritë themelore të relievit dhe individualitetin që e karakterizon atë, krahasuar me zonat fqinje, duke u përqendruar te faktorët relievformues të tillë, si: klima, hidrografia, mbulesa e dherave, flora dhe fauna, ndikimi i njeriut, etj.
Malësia e Dangëllisë në nivel rrethi dhe qarku përbën një studim pilot sa të veçantë, aq dhe të hollësishëm në fushën e gjeografisë së aplikuar, gjeomorfologjisë, mjedisit, turizmit malor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, popullsisë dhe kushteve social-ekonomike, mjedisit kulturor me vlera aplikuese dhe shkencore, do të thoshim edhe për biodiversitetin, biologjinë, ekologjinë, pylltarinë, mjekësinë popullore, infrastrukturën fizike dhe sociale, etj. Vëmendje e veçantë i është kushtuar problemeve mjedisore dhe veçanërisht cenimit të biodiversitetit, erozionit, braktisjes së zonave malore dhe rreziqeve të degradimit të tokave bujqësore, etj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Malësia e Dangëllisë – Nasip Meçaj”