Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Mali Analog - Mali Analog

Mali Analog

Author:

500ALL

Lloji: Roman
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943-1-727-1
Formati: 13×20
Faqe: 120

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Mbi një metaforë dhe një simbolikë domethënëse është ngritur subjekti dhe filozofia që mbart Mali Analog. Libri fund e krye është përshkruar nga ngjarje të pazakonta, njerëz të pazakontë, e vende të pazakonta. A ekziston vërtet Mali Analog, apo ekspedita për ta eksploruar atë mbështetet në dëshirën e fshehtë të njeriut për të shkuar përtej të mundshmes të asaj që është e dukshme? Vitet ’40, vite kur u shkrua romani, ishin vite të një holokausti njerëzor (që i përjetoi edhe vetë autori), e ndoshta në këtë roman ai gjeti rrugëdaljen për të qenë pjesë e një realiteti tjetër. Shoqëruesit e kësaj ekspedite përpos së shoqes, ishin njerëz me vizion dhe perspektivë në jetë. Por në përditësinë e tyre u mungonte një motiv më tepër, një stimul, dhe oferta për të qenë pjesë e një ekspedite të këtillë i joshi. Por ajo që do të gjejnë në Malin Analog i kalon të gjitha parashikimet. Në portretin e njeriut-zgavër, që është bosh, ushqehet me bosh e pret një njeri nga bota e tokësorëve për të mbushur boshllëkun e tij, a mos vallë Daumal, ironizon kotësinë e njerëzve të shekullit XX, kotësinë e luftërave të fitimtarëve që ngrihen mbi skeletet e të vrarëve?! Duke qenë se autori nuk arriti ta përfundonte romanin e tij për shkak të një sëmundje të rëndë, imagjinatës së lexuesit i lihet hapësirë për interpretime të shumëfishta.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Mali Analog”