Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Tahar BEn Jelloun Me zjarr

Me zjarr

300ALL

Përktheu: Nonda Varfi
Faqe: 72
Formati: 12 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-865-0

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Më 17 dhjetor 2010, Mohamed Buazizi i vuri zjarrin vetes duke u vetësakrifikuar. Kur ambulanca arriti në vendin e ngjarjes zjarri ishte shuar, por Mohamedi nuk kishte më asnjë ngjashmëri me një qenie njerëzore. Ky veprim radikal i tij ishte sinjali që lajmëroi fillimin e Revolucionit Jasemin në Tunizi.

Tahar Ben Jelloun, sjell në tregimin “Me zjarr” një histori të shkurtër, realiste dhe poetike, duke rikthyer në fokus ditët përpara sakrificës ekstreme. 24 kapituj të shkurtër si jeta e shkurtër e heroit të tregimit.

Një tregim kushtuar revolucioneve arabe dhe atyre miliona burrave dhe grave anonimë që u derdhën nëpër rrugë duke kërkuar liri dhe dinjitet për të gjithë në vendin e tyre.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

“Historia e Mohamedit nuk i përket askujt; është historia e një njeriu të thjeshtë,
si miliona të tjerë, që, për shkak se u shkel
me këmbë, u fye, iu mohua jeta; më në fund
u bë shkëndijë që i vuri zjarrin botës.
Askush nuk do t’ia vjedhë kurrë vdekjen.”

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Me zjarr”