Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Sadulla Zendeli - Moj e dashura Arberi

Moj e dashura Arbëri

Gjinia: Poezi
Faqe: 192
Formati: 12 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-995-4

Përshkrimi Librit

Në këtë libër del në dritë historia dhe etnografia, folklori dhe letërsia.

Vargu i tij është i lirë, i butë dhe i bardhë. Ka shumë antiteza dhe informacion. Ka gjithashtu shumë poezi epike me ngjarje nga historia e vjetër dhe e re e kombit tonë. Ai ecën në këtë lëndinë shumëngjyrëshe vargërore me vrullin e livadheve të Gostivarit, të një emigranti, të një njeriu që do sa më shumë liri, paqe, libra, fëmijë të lumtur, biblioteka të mbushura për kombin e tij. Në to ka shumë dritare të hapura shqiptare. Ka shumë guxim dhe shumë largpamësi.

E unë them me plot gojën se Daja është si një De Radë shqiptar i ditëve tona, madje edhe si Serembe, edhe si Naim. Ai nuk kërkon që të hyjë në garën e poetëve, pasi ai e ka “fituar” këtë garë shumë më parë se ta nisë, se tërë jetën e ka përkëdhelur fjalën shqipe.

Mjafton të shkëputësh disa vargje nga një poezi e të kuptosh sekretin e vargut të tij të ndezur, të pambaruar. Kësaj radhe nuk ka më mëdyshje. Jo, jo dhe jo! Është ai tharm atdhetarizmi që e sheh të ngjizur në secilin varg dhe fjalë.

Namik Selmani

Shpërndaje në rrjetet sociale:

 DUKE PRITUR LIRINË

(Kushtuar pavarësisë së Kosovës)

U plaka,
U thinja,
U treta.
Tani, pas kaq vitesh,
I thinjur, i moshuar,
Trokas fort te portat e Europës së Bashkuar!…
Në atë bashkësi të shoh dhe Ty, Kosova ime,
O gur xhevahir i zemrës sime!

Bostad, Suedi, 17 shkurt 2008

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Moj e dashura Arbëri”