Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Nata e shenjtë

600ALL

Përktheu: Nonda Varfi
Faqe: 216
Formati: 12 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-869-8

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit “Vajza e rërës” – një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t’u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Pas vdekjes së të atit, më në fund, personazhi kryesor vendos të jetojë si një grua duke zbuluar ç’do të thotë të jesh vërtet femër, duke i bërë ballë të gjitha sfidave dhe imponimeve negative të një rrethi shoqëror tejet fanatik…

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Në fytyrën tënde shoh një kurorë drite të jashtëzakonshme. Ti sapo linde, këtë natë, natën e njëzeteshtatë… Je femër. Lëre bukurinë të të prijë. Nuk ka më drojë. Nata e Fatit të jep emrin Zahra, lulja e luleve, hijeshia, fëmija e përjetësisë, ti je koha që qëndron në shpatin e heshtjes… në kulmin e zjarrit… mes pemësh… mbi fytyrën e qiellit, që zbret… Ai përkulet dhe më merr… Ty të shikoj, dora jote zgjatet, ah! Bija ime, po më merr me vete… po ku do më shpiesh? Jam i sfilitur për të të ndjekur… E dua dorën tënde që i afrohet syve të mi… Është errësirë, bën ftohtë… Ku je, kjo është fytyra jote? Nuk shoh më… Ti më tërheq… ajo fushë e bardhë, borë është? Nuk është e bardhë… Nuk shoh më asgjë… Fytyra jote po ngërçohet, je e zemëruar… Je me ngut… Kjo është ndjesa jote?… Zah…ra…
Një rreze dielli depërtoi në dhomë. Gjithçka kishte marrë fund. Tërhoqa me vështirësi dorën nga dora e tij. Ia mbulova fytyrën me çarçaf dhe fika qiririn.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

TAHAR BEN JALLOUN lindi në Fes (Maroku francez), më 1 dhjetor 1944. Ai është një shkrimtar maroken, i cili shkruan në gjuhën frënge, edhe pse gjuha e tij e parë është arabishtja.

Ka botuar mjaft romane, vëllime poezish dhe ese. Është afrikanoveriori i parë që ka fituar çmimin “Goncourt”, më 1987, me librin “Nata e shenjtë” (La nuit sacrée), si dhe çmimin ndërkombëtar “Impac”, më 2004, çmimi më prestigjioz i letërsisë.

Në veprat e tij portretizon përvojën e të dëbuarve në Afrikën Veriore.

“Emigrimi nuk është më një zgjidhje: është humbje. Njerëzit gjithmonë e më shumë po i afrohen vdekjes, sepse ata trokasin në dyer që nuk do të hapen kurrë. Shpresa ime është që në vendet si Maroku të bëhen investime, në mënyrë që të krijohen vende të reja pune. Vetëm kështu njerëzit nuk do të largohen.”

Jeton në Paris prej vitit 1971, me gruan e tij, Aishen, dhe katër fëmijët e tyre.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Nata e shenjtë”