Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Nata e trokitjeve në xhama

300ALL

Dramë
Faqe: 72
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-569-7

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Ky libër u kushtohet të gjithë të dënuarve politikë të regjimit komunist atyre që u vranë, ose vdiqën në kampet e punës. Ngjarjet zhvillohen në një qytet provincial. Në një nga të shumtat ato net, ku në trotuare rrinin radhët e gjata, në pritje të një litri qumësht. Në qendër të dramës është Kristina e sapo liruar nga burgu dhe përpjekja e saj për të rifilluar. Gjithë skena zhvillohet në rrugë nën vështrimin plot frikë të njerëzve që fshiheshin pas dritare me hekura të shtëpive.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Lindi në fshatin Vuno të Himarës më 1936. Shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyer në gjimnazin Ali Demi, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik VGIK të Moskës ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me kolegun V. Gjika xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, ekranizim i tregimit të Ernest Hemingueit, i cili u nderua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Hollandë më 1961. Në harkun kohor 1961-1966 realizoi si operator filmat “Debatik” me kolegun V. Gjika, “Toka jonë” dhe dokumentarët “Gjirokastra” dhe “Gurët dekorativë”. Në vitin 1966 si bashkautor me V. Gjikën, realizoi filmin e parë dhe si regjisor “Komisari i dritës”. Filmi i tij si regjisor i pavarur ishte “Duel i heshtur” 1967. Filmi që pati suksesin e padiskutueshëm kulmor, ishte “Lulëkuqet mbi mure” 1976. Ky film u nderua me disa Çmime Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e kinematografisë shqiptare. Një sukses mjaft të bujshëm patën edhe filmat e tij “Përrallë nga e kaluara” 1987 dhe “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, në të cilët është edhe autor i skenarit.
Veprat e Anagnostit janë nderuar me tre Çmime të Republikës 1969, 1979, 1983, tre Çmime Ndërkombëtare 1980, 1983, 1985, nga të cilët një Çmim të madh GRAND fitues i tre Kupave të Festivaleve të Filmit Shqiptar si dhe të Çmimit Aleksandër Moisiu 1989.
I veçantë ishte çmimi Il Lazio tra Europa e Mediterraneo 2006, për Audiovisivi-n, dhënë në Complesso Monumentale del Vittoriano 2006, ku u nderuan 8 personalitete nga shtetet e pellgut të Mesdheut.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe krijimtarinë e tij dinjitoze, në vitin 1979, iu dha titulli i nderit Artist i Merituar dhe më 1987 titulli më i lartë Artist i Popullit. Në mars 1991 ai u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist shqiptar. Në Maj 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë demokratike dhe ka drejtuar Fondacionin Fan S. Noli për Kulturën dhe Artin. Në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar 10-13 Maj, 1995 ai u nderua me Çmimin e Karrierës.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Nata e trokitjeve në xhama”