Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Placeholder

Në bregun përballë

Author:

900ALL

Lloji: Roman
Përktheu: Maklena Nika
ISBN: 978-99943-1-781-3
Formati: 13×20 cm
Faqe: 376

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Konflikte politike, zhgënjime shpresash, çështje spiunazhi që ndërthuren me histori personale, jetë dhe ëndrra të prera në mes, drama familjare – të gjitha hedhin dritë në një periudhë kohore tridhjetepesëvjeçare.
“Petro Harisi do ta kujtonte gjithmonë atë mëngjes të vitit 1924, kur kthehej nga Amerika. Gjethet e thata që kishin mbuluar monopatin e pyllit kërcisnin poshtë këmbëve, dhe zilja e mushkës godiste ritmikisht me çdo hap… Pyeste veten nëse  ky kthim do të ishte i fundit pas kaq peripecish apo, përkundrazi, do të përbënte një faqe të re në jetën e tij…”  Kështu, pranë maleve të Murganës, në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë, Petro Harisi nis jetën e tij të re. Atje, në bregoren e Kseriasë, vendos të ndërtojë një barakë rreth së cilës në vazhdim do të krijohet qendra e fshatit të ri. Familja e tij shtohet, po ashtu edhe pasuria, deri sa kufiri që kishte ndarë fshatin përgjysmë mbyllet. Petro Harisi tashmë do të jetë shtetas shqiptar. …Dhe jeta e tij nuk do të jetë kurrë më ashtu siç e kishte ëndërruar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Telemak Koça ka lindur më 1951 në Vrisera të Dropullit. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Gjirokastër. Studimet e larta i kreu pjesërisht në Institutin e Lartë Bujqësor. Jeton në Athinë që prej vitit 1991. Punon si përkthyes në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Botimit të vëllimive me tregime dhe romaneve të tij u kanë paraprirë artikujt që ai ka botuar periodikisht në gazetën «Laiko Vima», organ i shtypit i minoritetit grek, para emigrimit të tij në Greqi.

Në vitin 1991 botoi në Greqi librin e tij të parë « Ngjarja në mesnatë », të cilin e pasoi më 1994 botimi i novelës « Kanarina e fundit » po në gjuhën greke. Kjo novelë ka parë dritën e botimit edhe në gjuhën shqipe nga Sh. B. «Barleti».

Romani me titull “Kënga e asaj nate” është botuar për herë të parë nga Sh. B. “Kedros”, në vitin 1998. Ky është libri i tij i dytë që botohet në Shqipëri nga Shtëpia Botuese “Toena”.

Në lidhje me përshtypjet e mia personale në lidhje me tematikën që trajton romani si dhe për stilin e veçantë të shkrimtarit Telemak Koça:
Duke lexuar librin në greqisht dhe pastaj në shqip…….

Zakonet e përbashkëta, erotizmi, pasionet dhe fryma e kohës, dashuria

Autori është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Greqisë.

I rritur në mes të dy gjuhëve Telemak Koça interesohet edhe për krahasimin e tyre, për aftësitë shprehëse të secilës dhe është marrë edhe me përkthime letrare. Ka përkthyer në greqisht romanin e Besnik Mustafajt “Boshi” si dhe ka botuar në shtypin periodik shqiptar në Athinë tregime të ndryshme të shkrimtarëve grekë.

Shtëpia Botuese “Kedros” në Athinë ka botuar disa prej librave të tij në gjuhën greke:  – Ngjarja në mesnatë, tregime, 1991, 1999 (ribotim) – Kanarina e fundit, novelë, 1995, 1996 (ribotim) – Shi mbi varr, novelë, 1998 (është vënë në skenë nga Teatri i Janinës) – Kënga e asaj nate, novelë, 1998 – Shatë dritaret, roman, 2002 – Tre breza amerikanësh, tregime, 2004

Vepra e Telemak Koçës është pritur mirë nga kritika letrare greke. Për novelën “Kënga e asaj nate” kanë shkruar gazeta nga më të njohurat në Greqi si: “Eleftherotipia”, “Kathimerini”, “To vima”, “Apojevmatini”, “Avji”, etj. Për kritikën letrare të vendit fqinjë letërsia e shkruar nga Telemak Koça ka stil dhe tematikë të veçantë, ajo është më tepër letërsi shqipe e shkruar në gjuhën greke.

Kritiku i njohur grek Dhimostenis Kurtovik mëse një herë ka theksuar se letërsia e sotme greke e ndodhur në një pikë stanjacioni do të dalë nga kjo gjendje nëpërmjet gjakut të ri që vjen jashtë Greqisë, duke cituar si shembull tipik rastin e Telemak Koçës.

Megjitahtë çështja e cilës letërsi i përket, nuk ka për autorin aspak rëndësi, një shkrimtar i vërtetë i shërben vetëm shpirtit artistik të njeriut dhe, sipas gjuhës që lëvron, i përket edhe atij kombi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Në bregun përballë”