Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Fatos Kongoli - Ne te tre

Ne të tre

Author:

600ALL

Lloji: Roman-Novel
Faqe : 280
Formati : 13×20 cm
ISBN: 99943 – 1 – 193 – X

Përshkrimi Librit

Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej-këtej, nuk e kanë parë njëri-tjetrin. Po ç’ka ndodhur ndërkaq me secilin?
Në këtë roman të parë të tij Kongoli shfaq prirjen e hershme për t’u marrë me “jetët e vogla” njerëzore. Dhe, përmes tyre, na sjell një tablo plot dritë-hije. Me dashuritë romantike, tepër të brishta e naive, përballë një realiteti plot ligësi; ku mjaftonte një letër anonime për t’ia nxirë jetën gjithkujt.
Më se dy dekada pas botimit të parë (1985) romani “Ne të tre”, me personazhet rinorë, tingëllon gjithmonë i freskët, tërheqës, ashtu si në kohën kur u botua dhe u përpi menjëherë nga lexuesit. Sepse ishte një libër jo si gjithë të tjerët.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Fatos Kongoli, lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, The Guardian, The Indipendent, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-ën, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Ne të tre”