Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Teodor Laco  Nje dritare ne Kremlin 44 X 24

Një dritare në Kremlin

Author:

1,200ALL

Faqe: 336
Formati: 16.5×23 cm
ISBN: 978 – 99943 – 1 – 439 – 3

 

Kategoritë , .

Përshkrimi Librit

Mbi vdekjen e diktatorëve, shpesh bie shiu i zi i dyshimeve. Vdekje natyrale, apo vrasje tinëzare? Vetëvrasje çmendurie, apo helmim i ngadalshëm?

Edhe kur fundi vjen pas lëngatave pa shpresë, apo shuarjes së ngadaltë nga pleqëria, hamendjet, thashethemet e akuzat, nuk reshtin. Kjo ndodh, sepse ata vetë kanë ngritur mitin e pavdekshmërisë së tyre, me të cilin kanë ushqyer turmat e verbra, kalemxhinjtë servilë, lakenjtë, ithtarët e zellshëm, bojaxhinjtë e portreteve dhe sazexhinjtë e këngëve.

Ky libër është një shartim i historisë me fiksionin, një kuturisje karakteristike prej shkrimtari që, vjen në ndihmë për të hapur një dritare në kështjellën që rusët e quajnë Kremlin, me një brendësi plot mistere. Historia, arkivat, shtypi, librat e botuara, mëtojnë se kanë zbuluar shumëçka nga ngjarjet që kanë ndodhur brenda mureve të tij në 50 vitet e fundshekullit të kaluar, ku shtrihet dhe vështrimi i Teodor Laços. Gjithçka ngjan se është ngritur mbi të fshehtat dhe zbulimin e tyre.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Teodor Laço ka lindur në Dardhë të Korçës më 29 shtator 1936. Ka filluar të botojë që prej viteve 1960. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja, si në anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht, rumanisht,  turqisht, bullgarisht, greqisht. Krijimtaria e tij e pasur letrare në të gjitha zhanret e sipërpërmendura ka marrë vlerësime të rëndësishme nga kritika e specializuar si brenda ashtu edhe jashtë kufijve shtetërorë. Libri publicistik “Një dritare në Kremlin” vjen pas atij “Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar” dhe “Bardhë e zi”. Pas viteve ’90-të është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-‘97 dhe ambasador 2006-2008 në Fedaratën Ruse.

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Bëhuni i pari që vlerëson “Një dritare në Kremlin”